Karamanlis: “Shkupi në NATO-BE nëse ndryshon emrin”
Udhëheqësi i konservatorëve grekë, Kostas Karamanlis, vizitoi prefekturën e Pelles në Greqinë Veriore, pikërisht ato zona të cilat grekët i konsiderojnë si Maqedonia e lashtë dhe vendlindja e Aleksandrit të Madh. Në deklaratat e tij, numri një i Demokracisë së Re, midis të tjerash u dërgoi një mesazh fqinjëve veriorë, duke deklaruar se nuk do të ketë pasaportë për Shkupin që të hyjë në NATO dhe në BE pa u zgjidhur çështja e emrit të Maqedonisë. Gjithashtu ai i bëri thirrje udhëheqjes politike të Shkupit që të mos sfidojë Athinën me qëndrimet provokuese që mban. Duke përfunduar ai theksoi edhe njëherë se nga zgjedhjet që do të bëjë kryeministri Gruevski dhe qeveria që ai drejton, varen edhe ecuria e fqinjëve drejt institucioneve europiane dhe euroatlantike.
13 Prill 2009