Prokuroria: Dy mënyrat për ridërgimin në Gjykatë të “Durrës-Kukës”
Vendimi i Gjykatës së Lartë për Bashën mund të kthehet në “kazus”. Gjykata Kushtetuese dhe rihetimi total i personave, dy rrugëdaljet
Habjon Hasani
Tiranë - Prokuroria e Përgjithshme ka dy mundësi ligjore për t’iu kundërvënë vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila bllokoi gjykimin e ministrit Basha për shkak se ai ishte thirrur i pandehur pas skadimit të afateve hetimore. Prokurorët e çështjes janë duke shqyrtuar mundësinë e kalimit të dosjes në Gjykatën Kushtetuese. “Kjo ngelet si mundësi, pasi me këtë vendim Gjykata e Lartë i hap rrugë zbatimit të së njëjtës praktikë edhe për çështje të tjera. Pra, kjo do të thotë se Gjykata e Lartë mund të operojë në të njëjtën mënyrë duke anuluar aktet e marrjes si të pandehur të personave pas skadimit të afateve hetimore. Kjo për ne është një gjë e pakuptimtë, pasi të drejtën e marrjes së pandehur Prokuroria e ka edhe gjatë gjykimit të çështjes, e jo më fazën e ndërmjetme, mes hetimeve dhe fillimit të gjykimit. Ne mund t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për ta sqaruar këtë moment. Mendojmë se kemi një armë të fortë në avantazhin tonë, që lidhet me vendimet paraardhëse të Gjykatës së Lartë, e cila asnjëherë më parë (përveç rastit ‘Basha’), nuk e ka anuluar aktin e marrjes si të pandehur kur ky akt është bërë pas skadimit të afateve hetimore” - i tha dje “Albania”-s një burim nga organi i akuzës.
Rihetim
Prokuroria e Përgjithshme ka dhe një tjetër rrugë për të rinisur gjykimin e çështjes. Kjo lidhet me një hetim të dëmeve të kryera në avancë apo në një përllogaritje të dëmit total. Prokurorisë do t’i duhej të merrej vetëm me abuzimet e konstatuara në gërmimet e dheut (të cilat vazhdojnë edhe sot), për ta përdorur si shkëndijë të rihetimit. Shifrat zyrtare të gërmimeve dhe mbushjeve të dheut, të publikuara nga Ministria e Transporteve për aksin “Rrëshen-Kalimash”, rezultojnë fiktive dhe të pavërteta, ndërsa përllogaritjet për dëmin financiar që shkaktojnë këto deklarime janë kolosale. Gazeta “Albania” mori pak kohë më parë të dhënat mbi sasinë e gërmimeve të shpallura publikisht nga Ministria, duke i konsultuar ato me njërën prej studiove inxhinierike në Tiranë, për të bërë zbërthimin analitik të këtyre shifrave (të gërmimeve) duke iu referuar parametrave dhe karakteristikave zyrtare të kësaj rruge. Përllogaritja e studimit është bërë në dy variante. Në njërin rast është parë rezultati vetëm duke përllogaritur në bazë të volumit të gërmimeve, ndërsa në rastin tjetër janë përllogaritur sasitë e deklaruara të gërmimeve dhe mbushjeve së bashku. Në të dyja rastet, rezultatet kanë qenë spektakolare. Sipas këtyre të dhënave të zbërthyera i bie që me të dhënat e Ministrisë (për gërmime + mbushje dheu), të jetë gërmuar në të gjithë gjatësinë e rrugës 37.3 m në thellësi. Pra i bie që përgjatë gjithë aksit “Rrëshen-Kalimash” të jetë gërmuar në thellësinë e 15-katëshit të Tiranës! Një rezultat i habitshëm ky dhe që rezulton shumë larg realitetit të punimeve në terren. Por edhe në rastin e dytë, kur nuk janë llogaritur mbushjet (por vetëm gërmimet), rezulton se është gërmuar përgjatë gjithë aksit “Rrëshen-Kalimash” në thellësi rreth 27 metra! Sërish një rezultat i pamundur, sipas inxhinierëve të ndërtimit.
Përplasja
Prokurorët e dosjes “Rrëshen-Kalimash” e shpallën të pandehur ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha, në një periudhë kur hetimet zyrtare kishin përfunduar dhe kur kërkesa e tyre për shtyrje të afateve hetimore u rrëzua nga gjykatat. Ky fakt i shërbeu Gjykatës së Lartë për të pezulluar tërësisht hetimin dhe për të “ngrirë” çështjen e hetimit të abuzimeve me rrugën “Durrës-Kukës”. Por “Albania” është njohur me 3 vendime të tjera të të njëjtit trup gjykues, që të paktën në 3 raste të tjera, për çështje të ndryshme, ka trajtuar ndryshe të njëjtin problem. Pra nuk i ka parë si thelbësore hetimet që ka kryer organi i akuzës gjatë periudhës kur afatet zyrtare të hetimit kishin skaduar dhe kur organi i akuzës ka kërkuar shtyrjen e tyre. Në të tria gjykimet në fjalë kanë qenë prezent në trupin gjykues dhe gjyqtarët Spiro Spiro dhe Besnik Imeraj. Më konkretisht, bëhet fjalë për Vendimin nr. 536 të datës 13 korrik 2005, Vendimin nr. 430, datë 16 korrik 2003 dhe Vendimin nr. 778 të datës 20 dhjetor 2006. Vendimi i vitit 2005 është dhe më arbitrari dhe pikërisht këtij vendimi po i referohet dhe gazeta për të përshkruar qëndrimin e gjyqtarëve.
Precedenti, dy vendime të ndryshme për të njëjtin objekt
Më 13 korrik 2005, kolegji penal i Gjykatës së Lartë ka marrë në shqyrtim çështjen ndaj një të akuzuari për mbajtje lëndësh narkotike dhe armë zjarri pa leje. Anëtarë të kolegjit kanë qenë edhe Spiro Spiro dhe Besnik Imeraj. Avokati i të pandehurit ka kërkuar rrëzimin e vendimit të Apelit të Vlorës me pretendimin se disa prej veprimeve hetimore, si marrja i pandehur, dërgimi i çështjes për gjykim dhe kërkesa për gjykim janë bërë jashtë afatit ligjor të hetimit. Por ja që të njëjtët gjyqtarë kanë rrëzuar me forcë këtë pretendim. “Nuk përbën shkak ligjor për cenimin e vendimeve gjyqësore nga ky kolegj pretendimi i mbrojtjes se organi i procedimit e ka mbajtur çështjen në hetim për 6 muaj, pa zgjatje afati, ndërkohë që afati ligjor, sipas Nenit 323/1 të Kodit të Procedurës Penale është tre muaj. Është e vërtetë që disa prej veprimeve hetimore në këtë çështje janë kryer pas mbarimit të afatit të hetimit, siç janë vendimi i marrjes si të pandehur, vendimi i dërgimit të çështjes për gjykim dhe kërkesa për gjykim, që mbajnë datat 1, 4 dhe 05.09.2003. Këto veprime procedurale, në kuptim të kërkesave të Nenit 324/4 të K. Pr. Penale, nuk mund të trajtohen si veprimet e tjera hetimore sikurse janë marrja dijeni për veprën penale, sigurimi i burimit të provave, të cilat nuk mund të përdoren nëse janë kryer pas mbarimit të afatit, pasi ato i përsërit vetë gjykata gjatë shqyrtimit gjyqësor”, - shkruhet në vendimin e vitit 2005. Pra asnjëherë nga praktika e Gjykatës së Lartë nuk është konsideruar si i pavlefshëm njoftimi i akuzës mbas afatit hetimor, pasi njoftimi i akuzës nuk është hetim.
13 Prill 2009