E Diel, 1 Nëntor 2026

Karamanlis rrezikon duke kerkuar zgjedhje te parakohshme

Nga AFP

Kryeministri grek, Costas Caramanlis, njekohesisht shefi i partise se djathte ne pushtet, rrezikoi duke kerkuar ne mes te mandatit zgjedhje legjislative te parakohshme ne momentin ku ai qendron ne nivelin me te ulet ne sondazhe, theksojne analistet. Pas disa muajve kritikash te ashpra nga opozita per shkak te nje sere skandalesh korrupsioni dhe degradim te financave publike te shkaktuara nga kriza ekonomike, Karamanlis u mposht nga presioni dhe i beri thirrje dje ne mbremje popullit te votoje duke shprehur nevojen per te miratuar masa per rimekembjen e ekonomise. "Eshte nje rrezik i madh politik per Caramanlis vetem dy vjet pas marrjes se pushtetit ne shtator 2007'', theksoi ekonomisti dhe profesori, Georges Pagoulatos. "Te ardhurat publike jane ulur ne menyre te konsiderueshme, borxhi eshte rritur ne 60 miliarde euro, jane shfaqur probleme te medha me likuiditetin dhe qeveria ka hasur veshtiresi ne hartimin e buxhetit 2010'', shpjegoi ai. Me nje deficit publik prej 5,7 per qind ne 2010, sipas parashikimeve evropiane dhe nje borxhi prej me shume se 100 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto, Greqia eshte nxitur nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Nderkombetar (FMN) te mos beje vonesa ne miratimin e reformave strukturore.

"Trazirat sociale jane rritur, sindikatat kane njoftuar per mobilizime te medha dhe keshtu e djathta do te duroje akoma nga goditjet'', komentoi analisti politik Thomas Gerakis.

''Demokracia e Re'' e Karamanlis, qe ka vetem nje vote me shume, 151 nga 300 deputete , ka pesuar nje renie te madhe te popullaritetit gjate trazirave urbane ne dhjetor 2008 pas vdekjes se nje adoleshenti, i cili u vra gabimisht nga nje polic.

Duke shfaqur prova kembenguljeje, Karamanlis, nje centrist i bindur 52 vjecar dhe shef i partise se tij qe prej 1997, riorganizoi qeverine e tij per t'i dhene nje fryme te re. Por dilema e zgjedhjeve shqeteson te djathten, mbi te gjitha pasi partia socialiste ''PASOK'', kishte kercenuar, me rastin e marrjes se mandatit te presidentit te Republikes nga Carolos Papoulias ne mars te 2010-s, se nuk do te jape pelqimin e saj per nje president te zgjedhur me kompromis, sic kishte bere ne 2005.

Sipas kushtetutes, presidenti duhet te marre votat e 200 nga 300 deputete ne Parlament perndryshe duhet te zhvillohen zgjedhjet legjislative. "Qeveria u rrezua para rruges pa krye qe krijoi vete'', deklaroi sot shefi i partise ''PASOK'', Georges Papandreu, menjehere pas njoftimit per zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme, duke i bere thirrje popullit grek per nje nisje te re. Shtypi i opozites shprehu kenaqesine per vendimin e marre nga Karamanlis. "Deshtova, por rivotoni per mua'', nenvizoi nje nga te perditshmet me te njohura socialiste ''Ta Nea'' nderkohe qe ''Eleftherotypia'' shkruan "Arratisje pas fundosjes''. ''Por, per shkak te reformes te ligjit elektoral, vendi mund te rrezikoje te kaloje nje periudhe te pastabilizuar ekonomike'', theksuan analistet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›