"Zgjedhjet, arritje per Shqiperine"
Zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit vleresohen si nje arritje pozitive ne perpjekjet per realizimin e zgjedhjeve te lira, te ndershme dhe ne perputhje me standardet e Keshillit te Evropes. Vleresimi perfundimtar per procesin zgjedhor, u be dje nga Koalicioni i Vezhguesve Vendore, i cili monitoroi me rreth 3000 vezhgues procesin zgjedhor dhe ate te numerimit te votave dhe ankimimit te rezultatit. I perbere nga gjashte organizata ne vend, ky koalicion theksoi se ne keto zgjedhje, vendi yne, klasa politike, zgjedhesit por edhe shoqeria civile treguan se jane te ndergjegjshem per pergjegjesite qe ka vendi pas anetaresimit ne NATO. Ne raportin perfundimtar prej 26 faqesh, permenden gjithashtu dhe anet negative te ketij procesi, si numerimi i tejzgjatur i votave, votimet kolektive si dhe problemet e shumta ne trajnimin e komisionereve politike. "Pergatitjet dhe niveli i zhvillimit te infrastruktures zgjedhore, legjislative, teknike e administrative te nevojshme per zgjedhjet e 28 Qershorit, me gjithe ngarkesen politike qe i shoqeroi e cila ne disa raste, vleresohen se jane arritje qe mund te perdoren si argument per nivelin e plotesimit te standardeve ne zgjedhje per nje vend anetar te NATO-s dhe qe aderon per t'u anetaresuar ne BE", shprehen vezhguesit vendas. Ata vleresojne hapat pozitive te bere ne hartimin e Regjistrit elektronik te gjendjes civile, perdorimin e kartave te identitetit si dhe procesin e qete dhe paqesor. Ne raport, vleresime maksimale merr Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor, si dhe policia e shtetit. Por nga ana tjeter, kritikohet ashper ekzistenca ende e votimeve kolektive, perfshirjes se nepunesve publike ne procesin zgjedhor si dhe indiferencen e partive politike per te propozuar ne kohe komisioneret zgjedhore. "Partite politike qe kishin te drejten e propozimit te anetareve ne komisione, ne shume raste shkelen afatet per pasoje cilesia e trajnimit te tyre nuk ishte e mire", thuhet ne raport. Po keshtu, vezhguesit vendas, konstatuan se votimi ne grup dhe votimi ne familje vazhdon te mbetet ne nivele te konsiderueshme, ne menyre te vecante ne zonat rurale te vendit. "Ne jo pak raste, si rrjedhoje e hapesires se pamjaftueshme ne qendren e votimit, dhoma e fshehte ishte e vendosur ne menyre te tille qe nuk arrinte te siguronte fshehtesine e votes gjate kohes kur votuesi votonte ne fleten e votimit.", vijojne kritikat ne raport. Nderkohe qe dita e zgjedhjeve u vleresua si nje dite e qete, paqesore dhe pa incidente ose dhune. Raporti referon dhe rekomandime me te rendesishem, prej te cilave kane te bejne me ndryshimin e Kodit Zgjedhor si dhe ndryshimin e sistemit nga proporcional rajonal ne proporcional kombetar.
Kritikat e vezhguesve: Nuk u perfaqesuan femrat 30%
Pavaresisht ndryshimeve ligjore, partite politike nuk munden te realizojne qe 30% e perberjes se Kuvendit apo edhe te institucioneve shteterore, te jene gra. Kjo mangesi gjinore, nuk mundi te riparohej as ne zgjedhjet e fundit parlamentare te
28 Qershorit. Nje fenomen i tille, kritikohet dhe ne raportin perfundimtar te Koalicionit te Vezhguesve Vendore, te cilet theksojne se nje standard i tille nuk u arrit. Sipas tyre, Kodi Zgjedhor percaktoi qe ne listat e kandidateve per deputet te partive politike duhet ose te jene 30% te gjinise femerore, ose te pakten nje nga tre kandidate e pare ne liste te ishte i gjinise tjeter. "Megjithese vendosja e dispozitave te tilla mund te konsiderohet si nje arritje pozitive e shoqerise shqiptare ne kuader te perpjekjeve per barazine gjinore, praktikisht ky kuader ligjor lejon hapesira per te mbetur kjo arritje vetem ne nivelin legjislativ, pa u konkretizuar ne praktike", vleresohet ne praktike. Kjo sepse ligji i lejon partite qe ne listat e tyre te vendosin 30% te kandidateve gra, duke i rreshtuar emrat e tyre ne fund te listes. Sipas vezhguesve, ne rreth 60% te listave te miratuara plotesimi i kuotes se perfaqesimit gjinor ne 30% nuk u arrit, 19% e listave nuk respektuan kushtin per perfaqesim e gjinise tjeter ne tre vendet e para.
Rekomandimet e Koalicionit te Vezhguesve Vendore
Koalicioni i Vezhguesve Vendor rekomandon dy opsione per sistemin zgjedhor: Opsioni i pare: Ndryshime ne nivelin e Kodit zgjedhor duke pasur si objektiv te tyre gjetjen e rrugeve te cilat te mundesojne perkthimin sa me te mire te mundshem te te gjitha votave, per te gjithe subjektet zgjedhore, ne vende ne Kuvendin ne Shqiperise. Opsioni i dyte: Ndryshim i Sistemit zgjedhor nga Proporcional rajonal ne Proporcional Kombetar
Ne Kodin Zgjedhor mund te rishikohen ne nje sere ceshtjesh, duke perfshire ketu, zgjerim i hapesires per aleanca parazgjedhore, mundesi per krijim te koalicioneve te tipeve te ndryshme, koalicion te perbere me lista te vecanta per cdo parti anetare te tij, Koalicion te thjeshte qe garon me nje liste te perbashket, te hapur, per te gjithe subjektet.
Zvogelim dhe/ose heqjen e te drejtes qe kane subjektet politike per zevendesimin e anetareve ne komisionet zgjedhore ne cdo kohe dhe pa dhene asnje arsye.
Percaktimin me qarte te afateve brenda te cileve duhet te realizohen procedurat dhe veprimet e ndryshme ne kuader te nje procesi zgjedhor dhe forcimin e detyrimit ligjor dhe te penaliteteve per te gjithe subjektet qe nuk i respektojne ato.
Trajtimin e zgjidhjeve te tjera teknike per numerimin e votave si p.sh. perdorimi i teknikes se skanimit te votes.
Ne kod te parashikohen dispozita per te parandaluar votim ne grup dhe/ose ne familje. Vendosja e penaliteteve per komisionin e qendres se votimit eshte nje nder rruget qe mund te trajtohet.
Rivleresimin e kushtezimeve ligjore per domosdoshmerine e transparences ne burimet e financimit dhe perdorimin e tyre prej subjekteve zgjedhore dhe kandidateve.
Per te bere te mundur ngritjen e nje administrate zgjedhore sa me profesionale dhe te afte per te zgjidhur, ne kohe dhe me cilesi, te gjitha problemet qe lidhen me administrimin e nje procesi zgjedhor, rekomandojme qe KQZ te hartoje nje udhezim, me fuqi detyruese per te gjithe subjektet zgjedhore, ne te cilin te pershkruhen kriteret baze profesional dhe te etikes qe duhet te kete personi qe do te propozohet per anetar ne KZAZ dhe/ose ne KQV-se.
Anetaret e KZAZ-ve (KQV-ve) duhet t'i nenshtrohen trajnimit te vazhdueshem dhe jo vetem ne prag dhe gjate fushatave zgjedhore. Per kete KQZ-ja rekomandohet te hartoje dhe miratoje nje dokument ne te cilin vec te tjerave te parashikohen mundesite per perfshirje ne kete proces te te gjithe kapaciteteve edhe jashte administrates se saj, per kryerjen e ketij trajnimi si nje proces me shtrirje kohore gjate te gjithe periudhes midis dy proceseve zgjedhore.
Gjate trajnimit te anetareve te KQV-ve, vemendje e posacme duhet t'i kushtohet problemeve te parandalimit te votimit ne grup(familje) i cili bie ndesh me parimin e votimit te drejtperdrejte e te fshehte.
KQZ-ja duhet te hartoje dhe te realizoje programe per edukimin e zgjedhesve, duke u fokusuar ne shpjegimin e vleres dhe rendesise se votimit prej grave e vajzave si dhe votim te fshehte e direkt si pjese e standardeve per zgjedhje demokratike.
Kodi zgjedhor dhe nje udhezim i KQZ-se, te parashikoje detyrimin qe partite politike te dorezojne ne KQZ lista te kandidateve potencial te tyre per anetare ne komisionet zgjedhor. Te gjithe keta persona t'i nenshtrohen procesit te vazhdueshem te trajnimit, te behen pjese e datat bazes se administrates se KQZ-se dhe partite politike ne zgjedhjet e radhes te jene te detyruara qe komisioneret ose perfaqesuesit e tyre ne administraten zgjedhore, t'i propozojne vetem nga lista e ketyre personave.
Ne kod te parashikohet dispozita te cilat te mbeshtesin fillimin e procesit te ndertimit te nje administrate zgjedhore me punonjes civil. Koalicioni rekomandon, qe ky proces te filloje me anetaret e grupeve te numerimit te votave, te cilet ne zgjedhjet e ardhshme per organet e pushtetit vendor, te caktohen nga punonjes te administrates civile si financiere, mesues etj. Sekretare te KZAZ-ve te emerohen, me short, gjyqtare nga trupat e gjyqtareve te shkalles se pare.