E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates sot në Maqedoni

 

WASHINGTON- Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates nis sot turin e tij në Europë. Robert Gates do të vizitojë sot Maqedoninë dhe më pas do të udhëtojë drejt Budapestit ku pritet të zhvillohet takimi treditor joformal me ministrat e mbrojtjes të NATO-s. Takimi jo formal do të nisë të enjten dhe do të përqëndrohet në raportet me Rusinë, të cilat patën një ulje drastike pas konfliktit të gushtit mes Rusisë dhe Gjeorgjisë. Moska, po ashtu kundërshton planet e Gjeorgjisë dhe të Ukrainës për t'iu bashkuar NATO-s.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›