E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Vlorë: Gati protestat nëse nuk hapen kutitë

VLORE- Në vijim të turit të panelit të gazetarëve në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, kreu i opozitës Edi Rama, është ndalur në Vlorë. Nga qyteti bregdetar kryesocialisti ka lëshuar thirrjen se nëse iu mohoet hapja e kutive do të dalin në sheshe për të protestuar, pasi kriza, sipas tij nuk po godit vetëm politikën por edhe familjet shqiptare.“Ne jemi gati të japin ndihmën tonë për këtë krizë që nuk është vetëm politike por tashmë po ndihet edhe në familjet shqiptare, të cilat po ndiejnë shtrenjtimin e energjisë si pasojë e keqmenaxhimit të këtij sektori nga ana e qeverisë. Kemi parë shumë tentativa për diversion, për blerje deputetësh por këto gjëra nuk mund ta zgjidhin dot krizën dhe as ta thyejnë dot partinë socialiste. Nuk ndodh që PS të dorëzohet dhe të deklarojë që kjo e drejtë nuk ekziston, dhe nëse kjo e drejtë do të vazhdojë të mohohet, partia sociliste do të vijojë të jetë jashtë parlamentit pamvarësiht deklaratëve që mund të japë njëra apo tjetra palë. Strukturat siocialiste janë të gatshme në cdo moment të hyjnë në protestë”- vijoi Rama, duke mos folur për një datë të saktë se kur mund të rifillojnë protestat.Në fjalën e tij, Rama nënvizoi edhe një herë se hapja e kutive nuk nënkupton përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve, por ndreq gabimet që nuk duhen përsëritur në të ardhmen“Përsëris edhe një herë se hapja e kutive nuk ndryshon rezultatin e zgjedhjeve. Ato janë fituar prej partisë socialiste dhe kjo gjë duket më së miri nga ngurimi i Partisë Demokratike për të hapur kutitë, të cilat fshehin të vërtetën në brendësi të tyre. E pra kërkojmë që zgjedhjet e 28 qershorit të mos përsëriten më”- u shpreh lideri i opozitës. Kryesocialisti Rama ka theksuar edhe një herë se hapja e kutive është e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës.“Rruga e vetme është hapja e kutive dhe nuk ka rrugë të mesme pasi në të kundërt nëse nuk realizohet kjo gjë, protestat janë shumë afër” – theksoi Rama.Për sa i përket pyetjes se si e mendon ndërhyrjen e Metës në Tryezë, Rama është shprehur se ai patjetër që mund të marrë pjesë, por vetëm në prehrin e Saliut.Pritet që nesër lideri i opozitës të ketë një tjetër takim me presidentin Topi, këtë radhë pa praninë e Berishës. Me sa duket qendrimi i tij pritet të jetë i palëkundur.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›