E Diel, 1 Nëntor 2026

Karaxhiç: Trafikimi i armëve zgjati luftën në Bosnje

Ish lideri i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç deklaroi sot se trafikimi i armëve në zonat e myslimanëve boshnjakë ka zgjatur luftën e viteve 1992-1995.
Në seancën dëgjimore, Karaxhiç i tha Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish Jugosllavi se paqëruajtësit dhe organizatat humanitare i kanë furnizuar me armë armiqtë e tij duke shkelur kështu embargon për armë të Kombeve të Bashkuara.
Karaxhiç, 64 vjeç, akuzohet me 11 akuza për genocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij në luftën në Bosnje, në të cilën rreth 100 mijë njerëz u vranë dhe 2.2 milionë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›