E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti, Spahiu: Topi pret reagimet e institucioneve

Spahiu tha se presidenti është i shqetësuar për dhunën. “Duhet mbrojtje e vecantë për njerëzit në nevojë dhe, cështja nuk duhet të arkivohet”- tha nënkryetari i KLD-së, 

TIRANE- Presidenti i Republikës Bamir Topi përcjell shqetësimin ndaj incidentit të ndodhur javën e kaluar me të verbrit të cilët protestonin para kryeministrisë.

Një biznesmen ushtroi dhunë ndaj të verbërve, dhe ai u lirua disa orë më vonë.

Zv kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së të Verbërve dhe përcolli shqetësimin e kryetarit të KLD-së, Bamir Topi. Spahiu tha se presidenti është i shqetësuar për dhunën. “Duhet mbrojtje e vecantë për njerëzit në nevojë dhe, cështja nuk duhet të arkivohet”- tha nënkryetari i KLD-së, duke theksuar se Presidenti i cili është dhe kryetar i këtij institucioni është në pritje të reagimit të institucioneve për këtë ngjarje.

Në një letër dërguar pak ditë më parë Avokati i Popullit i kërkoi drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ahmet Prenci të reagojë dhe të ndëshkojë gardistët që nuk morën në mbrojtje të verbrit nga dhuna e ushtruar nga biznesmeni.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›