Karaxhic kërkon sërish shtyrje të gjykimit
HAGE- Radovan Karaxhic, ka kërkuar sërish shtyrjen e gjykimit, i cili duhet të vazhdojë në 13 prill në Gjykatën e Hagës.
Këtë herë, ai përmendi si arsye faktin se gjykata i ka pranuar 1500 deklaratat e dëshmitarëve nga proceset e mëparshme, ndërsa ai nuk ka pasur mundësinë t'i marrë në pyetje dëshmitarët.
Karaxhic akuzohet për gjenocid dhe krime lufte kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje në vitet 1992-1995.
(e.n/rel/BalkanWeb)