E Diel, 1 Nëntor 2026

Të sëmurët që shpresojnë, kanë më shumë shanse shërimi

Autori i Lajmit: red.
Shkencëtarët e kanë thënë me kohë, që ekziston një lidhje ndërmjet shpresës së pacientit dhe përmirësimit të tij nga sëmundjet e rënda. Tani një specialist i shquar amerikan në fushën e kancerit, sygjeron se ka baza mjekësore për një lidhje të tillë. Këtë sugjerim ai e bën në librin e ri mjaft të shitur të titulluar, “Anatomia e Shpresës: Si Fitojnë Njerëzit Përballë Sëmundjes”. Autori i librit është Jerome Groopman, profesor në degën e mjeksisë së Universitetit të Harvardit, njëkohësisht korrespondent i revistës ”The New Yorker” për mjeksinë dhe biologjinë. Groopman beson se është e rëndësishme që së pari të kuptohet se çfarë është shpresa, dhe si ndryshon ajo nga optimizmi. “Një optimist thotë se gjithçka do të shkojë mirë. Por në fakt, ne e dimë, që në jetë kjo nuk ndodh gjithmonë kështu. Ndërsa shpresa i pranon të gjitha problemet me të cilat ndeshemi, dhe përmes saj ne shikojmë një të ardhme më të mirë.”
Si rezultat i shpresës, truri çliron disa kimikate të cilat reduktojnë shqetësimet. Shqetësimet janë pengesat më të mëdha tek pacientët për fillimin e një kure të sëmundjeve, apo për të patur forcën e duhur për të përballuar mjekimin. Gjithashtu ka ndryshime serioze në funksionimin e muskujve. Kur të sëmurët me Parkinson shpresojnë, kjo bën që të çlirohen substanca kimike, që i bën muskujt të jenë më elastikë, kështu që të sëmurët mund të funksionojnë më mirë. Shpresa mund të pakësojë dhimbjet tek njerëzit me reumatizëm. Ndërsa për sa u përket sëmundjeve të zemrës, ka studime të mira që tregojnë se të sëmurët që shpresojnë mund të shpejtojnë shërimin. Përsa i përket pacientëve të prekur nga sëmundjet e kancerit, profesori Groopman thotë: “Studimet nuk janë të qarta”. Me siguri që optimizmi dhe shpresa nuk e zhdukin sëmundjen. Por ndikimi i të shpresuarit tek pacientët e kancerit, bën që ata të marrin vendime të qarta dhe të zgjedhin mënyrat më të mira me shpresë që të kurohen.” Groopman beson se roli i doktorit është që t u thotë të vërtetën pacientëve, por gjithashtu t i inkurajojë ata që të shpresojnë dhe të kurohen, edhe nëse ata janë në gjendje të rëndë. Njerëzit shkojnë tek mjeku për të kërkuar shpresë

Ky lajm është publikuar: 25/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›