Karaxhiç: Nuk do të paraqitem në Hagë
Ish lideri i serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç ka deklaruar se do të bojkotojë fillimin e seancës gjyqësore në ngarkim të tij për akuzën për genocide dhe krime lufte, i parashikuar të nisë javën e ardhshme. Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënëse për Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Gjyqi pritet të fillojë të hënën, pavarësisht deklaratës së Karaxhiçit, për të munguar në të. Një vendim të tillë karaxhic e ka bërë të ditur nëpërmjet një letre dërguar gjykatësve të hagës. Vendimim për të mos marrë pjesë në seancë gjyqësore, karaxhic e ka arsyetuar me faktin se ende nuk e ka përgatitur mbrojtjen për veten. Karaxhiç, i cili vetëmbrohet në process gjyqësor, përballet me akuzën për genocid dhe nëntë akuza të tjera për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj myslimanëve të Bosnjës, ndaj kroatëve boshnjakë, dhe civilëve të tjera jo-serbe gjatë shpërbërjes brutale dhe të përgjakshme të Jugosllavisë në vitet 1990. Konflikti provokoi etapa massive të spastrimit etnik. Karaxhiç u arrestua vitin e kaluar pas më shumë se një decade në arrati, dhe u mësua se jetonte në Beograd, në kryeqytetin serb, ndërsa praktikonte i maskuar specialitete të mjekësisë. Akuzat për genocid kundër tij rrjedhin pjesërisht nga masakra më famëkeqe e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, dikur pjesë e Jugosllavisë. Më shumë se 7,000 burra dhe djem muslimanë boshnjakë u vranë në Srebrenicë në korrik 1995. Kjo ishte masakra më e egër europiane që nga Lufta e Dytë Botërore. Séance e parë gjyqësore e procesit që do të drejtohet nga gjyqtari O-Gon Këon, është parashikuar për të hënën e ardhshme në datën 26 tetor. Aktualisht Karadzic, ndodhet në burgun special të Aja-s,dhe 4 shtatorin e kaluar ai kishte kërkuar 10 muaj kohë për të përgatitur mbrojtjen.