Angli/ Shtohen aktet kriminale me thellimin e recesionit
Statistikat mbi krimet në Britaninë e Madhe, të publikuara sot, tregojnë një rritje të ndjeshme të vjedhjeve dhe plaçkitjeve nëpër banesa me thellimin e recesionit që ka prekur vendin. Policia ka regjistruar një rritje me afro tre për qind të plaçkitjeve të dhunshme në banesa, një përqind më shumë vjedhje dhe një për qind më shumë raste të tjera grabitjesh vetëm gjatë muajve prill-qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të viti më parë.
Në total, rastet e grabitjeve u rritën me një për qind dhe rastet kur për kryerjen e këtij krimi duke përdorur thika apo mjete të tjera të mprehta gjithashtu u rritën me një për qind gjatë së njëjtës periudhë, sipas statistikave zyrtare.
Rastet e grabitjes së personave u shtuan me pesë për qind gjatë tremujorit deri në qershor të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
"Megjithëse niveli i krimit në përgjithësi po njeh ulje, vazhdojmë të përballemi me presionin në rritje nga vjedhjet dhe grabitjet si dhe hyrjet me forcë nëpër banesa", deklaroi ministri për Krimet dhe Çështjet Policore, David Hanson.
Niveli i krimit në total ka njohur një rënie me 4 për qind. Krime të tjera, si mashtrimi, dëmtimet kriminale, dhuna, grabitja e automjeteve dhe kundërshtimi i forcave të rendit, janë ulur.