Karburantet: Kartel apo jo?
Në media është diskutuar shumë kohët e fundit për çmimet e larta të karburanteve, abuzimet e ndryshme, si dhe nëse ka kartel apo jo në tregun e karburanteve. Në të vërtetë, situata është mjaft komplekse, duke pasur parasysh oshilacionet shumë të mëdha të çmimit ndërkombëtar të karburanteve, uljet-ngritjet e shpeshta të dollarit amerikan (faktor shumë i rëndësishëm në koston e karburanteve), numrin shumë të lartë të pikave të "bardha" të karburantit (me përjashtim në Tiranë, ku numri është mjaft i vogël brenda në qytet), si dhe skemën e re fiskale në tregun e karburanteve (5 udhëzime të ndryshme dhe kontradiktore të Ministrisë së Financave për një periudhë brenda 7 muajsh).
Por le të analizojmë mundësinë e ekzistencës së kartelit në tregun e karburanteve në Shqipëri.
Oshilacionet e çmimit ndërkombëtar të naftës
Çmimi ndërkombëtar i naftës realisht ka rënë në nivele të frikshme (rreth 47 USD/fuçia, nga 147 USD në korrik të këtij viti), ku çdo investim për gjetjen e puseve të reja të naftës është jo rentabël. Për më shumë, sipas një raporti të bankës amerikane Merrill Lynch, në fillim të muajit dhjetor parashikimet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2009 shkojnë deri në 25 USD/fuçia me një rritje më pas në gjashtëmujorin e dytë (ndërkohë që objektivi i OPEC-ut është 60-70 USD).
Viti 2008 është viti me oshilacionet më të mëdha të çmimit të karburanteve në vitet e fundit. Këto oshilacione kanë bërë që planifikimet e importit për shoqëritë e tregtimit me shumicë të dalin jashtë parashikimeve dhe këto shoqëri të mos realizojnë fitimet e duhura. Është karakteristik fakti se, nëse një import me karburant merrej në fillim të gushtit të këtij viti, vlera e këtij importi zhvlerësohej me mbi 15% në mes të gushtit dhe me radhë. Kështu që një pjesë e humbjeve të shoqërive të tregtimit me shumicë u kanalizua te konsumatori final, duke mbajtur artificialisht (pjesërisht në mënyrë të justifikueshme) një çmim më të lartë sesa ai normal. Pothuajse të njëjtin efekt çoroditës kanë pasur edhe lëvizjet marramendëse të dollarit amerikan në bursë.
Shumëllojshmëria e shoqërive të tregtimit me shumicë
Në Shqipëri operojnë një numër shumë i madh i shoqërive të tregtimit me shumicë të karburanteve, por vetëm rreth 10 prej tyre kanë depozita bregdetare, duke luajtur një rol vendimtar në treg. Duke pasur parasysh që 3 prej shoqërive janë greke (njëra prej tyre me menaxhim shtetëror), 1 kompani turke dhe pjesa tjetër shqiptare, është mjaft e vështirë (dhe pothuajse e pamundur) fiksimi i çmimeve të shitjes me shumicë nga ana e këtyre shoqërive. Gjithashtu, shoqëria shtetërore e tregtimit të karburanteve ARMO, ka luajtur gjithmonë rolin e saj tradicional si katalizator për uljen e çmimeve (me gjithë "remontet" e shumta dhe problemet për shkak të procesit të tejzgjatur të privatizimit të saj). Së fundmi, pamundësia e shoqërive shqiptare të tregtimit me shumicë të karburanteve për të importuar sasi të mëdha karburantesh (për shkak të kapaciteteve të vogla shkarkuese portuale, të kapaciteteve të vogla depozituese të shoqërive, si dhe madhësisë së vogël të tregut shqiptar), u kushton këtyre shoqërive çmime më të larta furnizimi nga rafineritë e rajonit dhe më gjerë.
Numri i madh i pikave të "bardha" të karburantit
Shqipëria ka një numër jashtëzakonisht të madh pikash të "bardha" karburanti. Pikat e "bardha", sipas ligjit Nr. 8450 për hidrokarburet, quhen ato pika karburanti që nuk mbajnë logo të një shoqërie të shitjes me shumicë, por kanë logon e tyre personale. Në Shqipëri, ky numër arrin në rreth 60% (nga rreth 900 të tilla në total), ndërkohë që mesatarja në Evropë nuk e kalon shifrën prej 5-10%. Kjo e bën akoma më të vështirë fiksimin e çmimeve të shitjes me pakicë nga ana e këtyre pikave të "bardha", kur dihet që kërkohet edhe bashkëpunimi i pikave të karburantit në pronësi të shoqërive të shitjes me shumicë.
Rasti i qytetit të Tiranës
Rasti i pikave të karburantit në qytetin e Tiranës është paksa i veçantë dhe mund të konsiderohet që ka raste karteli të "heshtur". Kjo ndodh për shkak se:
- Numri i pikave të "bardha" është minimal dhe mundësia për të fiksuar çmimet është më e madhe.
- Penetrimi në këtë treg është shumë i ulët, ku numri i lejeve të ndërtimit për pika të reja karburanti është minimal.
- Kërkesa për karburant është shumë më e madhe sesa oferta (pikat e karburantit), duke bërë që çmimi i karburantit të qëndrojë në nivele më të larta sesa në qytetet e tjera.
- Kostoja e ndërtimit të një pike karburanti në Tiranë është shumë më e lartë sesa në qytetet e tjera. Çmimi i tokës dhe investimet e kërkuara bëjnë që "payback period" të jetë më e zgjatur se zakonisht.
Por, duke pasur parasysh se qyteti i Tiranës ka rreth 700 000 banorë, impakti është shumë i madh, duke krijuar fitime ekstra nga shoqëritë e tregtimit me pakicë të karburanteve në Tiranë. Në figurë shikohet fitimi ekstra për naftën eurodiezel që realizojnë shoqëritë e tregtimit me pakicë në qytetin e Tiranës, në krahasim me qytetet e tjera (është marrë parasysh çmimi mesatar në bursë për muajin nëntor 2008).
I vetmi produkt për të cilin mund të thuhet që ka realisht marzhe të larta fitimi (si nga shumica, ashtu edhe nga pakica) është benzina. Por, edhe këto fitime mund të justifikohen me kërkesën mjaft të ulët për këtë produkt (kërkesa për benzinë është anelastike) dhe humbjet e mëdha që ka ky produkt (firo për shkak të avullimit).
Gjithashtu, në të gjithë literaturën ekonomike përkatëse, theksohet se kartelet janë shumë të vështira për t‘u provuar, si dhe në rastet kur ato ekzistojnë, nuk kanë jetëgjatësi për të vetmen arsye se gjithmonë do të jetë një nga "lojtarët" që do të "mashtrojë" duke ulur çmimet.
Si konkluzion, në tregun shqiptar të karburanteve nuk ka kartel, përveçse në qytetin e Tiranës, ku situata nuk është shumë e qartë.