Kapen sasi eksplozivi në një dyqan të Parisit
Pesë ngarkesa eksplozivi u gjendën dhe u vunë në gjendje sigurie në "Printemps Haussmann", një prej supermarketeve më të njohura të Parisit. Ambientet e qendrës tregtare u boshatisën, ndërkohë që policia ndaloi edhe kalimin e automjeteve pranë saj. Agjencia franceze e lajmeve, AFP, njoftoi se kishte marrë një letër nga një grup të vetëquajtur Fronti Kombëtar Afgan, përmes së cilës paralajmërohej se në qendër ishin vendosur disa bomba. Presidenti Sarkozi kërkoi që në gjithçka të veprohej me shumë kujdes.