Nis punën komisioni kundër Rod Blagojeviç
Një panel hetues legjislativ nisi dje punën në Ilinois për të zbardhur akuzat për korrupsion ndaj guvernatorit Rod Blagojeviç, që konsiderohet edhe si hapi i parë për ta larguar nga posti. Guvernatori nën akuzë bëri me dije se nuk kishte ndër mend të dorëzohej pa luftuar. Parlamenti i këtij shteti votoi unanimisht për krijimin e një komisioni bipartizan për të gjykuar fajësinë e Blagojeviçit në skandalin e shitjes së postit në Senatin Amerikan, të lënë bosh nga largimi i Presidentit Barak Obama.