E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irakianët kërkojnë lirimin e gazetarit të "këpucës"

Protestues nga i gjithë Iraku i kanë kërkuar dje qeverisë lirimin e korrespondentit televiziv që goditi me këpucë Presidentin amerikan, Xhorxh Bush. Qindra studentë të Universitetit Dijala në Bakuba u grumbulluan me pankarta, ku kërkonin lirimin e menjëhershëm të gazetarit Muntadhar al-Zaidi, të cilin e përshkruanin si një "irakian të nderuar". Protesta më të vogla u regjistruan në qytetin Falluja dhe në dy zona të Bagdadit. Edhe në këto raste, ishin studentët ata që mbushën rrugët.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›