Kronika e një politike të çmendur
Opinioni publik, ditëve të fundit është dëshmitar i një fushate të paparë policore, në Maqedoninë Veriperëndimore. Vrasja e policit Fatmir Arifi, më 26 nëntor të këtij viti, u shoqërua me një valë arrestimesh joselektive dhe askush nuk dyshonte, se policia po e kërkonte fajtorin kryesor. Po bëhen më shumë se një muaj dhe policia ende nuk e ka gjetur fajtorin. Mirëpo tani ka vend për të dyshuar se çka është kjo farë policie kaq e paaftë, e cila për një apo dy fajtorë, arreston katunde e lagje të tëra shqiptarësh.
Bastisjet kuturu në orët e hershme të mëngjesit, torturimet psikologjike, frikësimi i fëmijëve dhe i pleqve, mbajtja në arrest policor e shumë personave, që lidhje s‘kanë me vrasjen e policit, po e nxjerr lakuriq pamoralin dhe joprofesionalizmin e kësaj fushate policore, e cila domosdoshmërisht duhet të ndërpritet, nëse nuk ekziston ndonjë variant rezervë për ta destabilizuar edhe njëherë Maqedoninë që nga themeli. Tani ka mbetur hapur dilema: Kush dhe pse dëshiron ta destabilzojë Maqedoninë? Këso dhe pyetje të ngjashme janë bërë disa herë këto 18 vite dhe përgjigjja gjithmonë vinte pak me vonesë, sidomos pas ngjarjeve dramatike që ndodhnin vërtet. Politika në Maqedoni asnjëherë nuk ka qenë e pastruar nga sindromi i nëntokave mafioze, kriminale, ndikimeve subversive nga jashtë dhe naiviteteve të vetë njerëzve të këtushëm.
Fatkeqësisht, janë disa indikacione që e bëjnë të dyshimtë lidhjen e politikës aktuale me sindroma të ngjashme, dhe kjo është një ‘déjà vu‘ e radhës, e cila nuk do ndonjë analizë të themeltë. Analizën po e bëjnë vetë qytetarët, edhe shqiptarë, edhe maqedonas, të cilëve u ka ardhur në majë të hundës përsëritja e skenave të njëjta, me aktorë të ndryshëm, por me një qëllim të pandryshueshëm: që vëmendja e opinionit publik të shpërqendrohet nga problemet jetike, sociale e ekonomike, në problemet e fabrikuara, me konotacione të (pa)sigurisë dhe atmosferës së frikësimit policor të njerëzve.
Nëse duhet të përgjigjen një apo dy persona për vrasjen e një polici, ky nuk është kurrfarë argumenti për të montuar në Maqedoni logjikën e frikësimit kolektiv të njerëzve dhe është e padrejtë të ndihemi fajtorë para muskujve të "Alfa"-ve, për vepra që nuk i kemi kryer. Në një prizëm paksa të përmbysur, kjo situatë të kujton, pak a shumë, Greqinë e këtyre ditëve, ku mijëra veta e përdorën si alibi vrasjen e një djaloshi nga policia greke për t‘u përfshirë në vandalizma rrugorë. Nuk besojmë që qeverisë aktuale i kanë shterur të gjitha resurset demokratike për ta vazhduar kursin e saj të reformave, deri në atë masë, sa tani duhet patjetër të kalojnë në një "stil" tjetër, atë të ruajtjes me çdo kusht të rejtingut në një pjesë të popullatës, duke frikësuar, nënçmuar e shantazhuar pjesën tjetër të popullatës.
Një qeveri normale, stabile, me koherencë të brendshme politike e ndëretnike, patjetër do të duhej të kalkulonte koston e aventurave të tilla policore, para se ato të bëheshin pjesë e realitetit tonë të zymtë. Asnjëherë nuk ka pasur sukses ajo politikë, e cila e ka përdorur kartën e represionit si argument për të dëshmuar efikasitetin e saj. Tani, si po shkojnë punët te ne, politika po hap probleme edhe atje ku nuk ka dhe po përfshin në survejime policore rajone të caktuara, që tradicionalisht kanë qenë pjesë e hartave të zjarrta të konflikteve ballkanike.
Për aventurierët e lodhur, pa vizion politik, në radhët e shqiptarëve, kjo politikë policore mund të shërbejë si terren i përshtatshëm për të demonstruar shanset e humbura të manipulimit kolektiv të shqiptarëve me ndjenja pseudopatriotike. Na duket jo e sinqertë dhe e dyshimtë tendenca për të ushqyer këtë lloj manipulimi te shqiptarët.
Një bisedë kokë më kokë e Gruevskit dhe e Ahmetit dhe konkluzionet e mençura të asaj bisede janë shumë me efikase, se qindra aksione të ndërmarra policore. Nxjerrja para kamerave e njerëzve dorëlidhur, të tërhequr zvarrë nga policë muskulozë, me maska, veç irritimit në publik, shkakton edhe një refuzim dhe mungesë luajaliteti të hapur ndaj shtetit. Që ky refuzim të mos kalojë në linja ekstreme, nevojitet urgjentisht ndërhyrja e Gruevskit dhe Ahmetit, dy politikanët kyç, të cilët ende e mbajnë në duar kartën e stabilitetit të këtij vendi. Urojmë që ky takim të mbahet sa më shpejt dhe njerëzit të lirohen nga ndjenja e fajit kolektiv. Për faje individuale ka gjithmonë zgjidhje dhe epilogë.