Armë afganëve për të luftuar talebanët
Forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po planifikojnë të ndihmojnë qeverinë afgane për të rekrutuar, trajnuar e armatosur banorë vendas për të luftuar talebanët. Oficerët amerikanë e përshkruan propozimin si një masë sigurie bazuar në komunitetin vendas. Detyra kryesore e njësive lokale të përbërë nga afganë do të jetë ajo e "paralajmërimit në kohë" të rreziqeve dhe në pjesën dërrmuese do të armatosen për operacione mbrojtëse, tha një ushtarak i lartë amerikan.