Karburantet me Status të ri
Në kushtet e reja të krijuara në tregun e hidrokarbureve nga disa vendime të fundit të marra nga qeveria, Shoqata e Shoqërisë së Hidrokarbureve e gjykoi për t‘i dhënë një formë tjetër këtij organizmi. Importues, prodhues dhe tregtues në tregun e hidrokarbureve koordinuan që të jenë një zë i vetëm i këtij tregu për të bërë më të mirën e mundshme për krijimin e një tregu me të drejta të barabarta. Anëtarët e Asamblesë së shoqatës u mblodhën për të hartuar statutin e ri, duke zgjedhur Presidentin e Shoqatës dhe anëtarët e bordit drejtues. President i shoqatës u zgjodh Luigj Aliaj, ndërsa pesë drejtuesit e bordit janë njerëzit më me influencë në tregun e hidrokarbureve.