Pas kritikave, shkarkohet Sefgjini
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Arben Sefgjini, është shkarkuar nga posti që mbante, duke u zëvendësuar nga Artur Papajani. Lëvizjet e "kokave" të administratës tatimore vijnë në një kohë kur një javë më parë, Ministria e Financave lëshoi kritika të forta për punën jo të mirë në administrimin e të ardhurave dhe luftës ndaj korrupsionit. Emërimi i Papajanit është bërë dje nga Ministria e Financave, pas vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave. Dje qeveria zhvilloi mbledhjen e radhës, ku mësohet se nuk është diskutuar fare shkarkimi i Sefgjinit.
Lëvizjet
Nuk bëhet ende e qartë se kur është marrë vendimi i qeverisë për largimin nga detyra të kryetatimorit, Sefgjini, por dje u mësua fakti se ministri i Financave, Ridvan Bode, ka emëruar drejtor të Përgjithshëm, Artur Pajanin. Ndryshimi i kreut të Tatimeve vjen pas kritikave të lëshuara publikisht nga zëvendësministri i Financave, Florion Mima, i cili në analizën vjetore 2008, zhvilluar javën që shkoi, tha se, "puna e bërë ndaj korrupsionit në radhët e tatimorëve nuk ka dhënë asnjë rezultat". Një pjesë e analizës u zhvillua në prani të medias, nga ku u kuptua qartë se priteshin ndryshime te drejtuesit e institucionit. Arben Sefgjini, i lindur në Burrel ishte emëruar nga Këshilli i Ministrave më 23 janar të vitit 2008, dhe pikërisht dje, më 26 janar 2009 vjen dhe shkarkimi i tij. Ai erdhi në krye të Tatimeve duke zëvendësuar Gerta Picarin, e cila më pas u emërua këshilltare e ministrit, Bode. Gjatë gjithë vitit 2008, ku Sefgjini ushtroi detyrën e drejtorit të Përgjithshëm, administrata tatimore ndërmori një sërë reformash, duke u përpjekur të stabilizonte nivelin e të ardhurave. Javën që shkoi Drejtoria e Tatimeve zhvilloi analizën e punës, ku u paraqitën rezultatet e arritura gjatë vitit 2008. Edhe pse në total ishin arkëtuar rreth 23 miliardë lekë më shumë se viti 2008, kritikat nga qeveria përmes zv/ministrit Mima nuk munguan. Aty u pa qartë skenari për lëvizje të mundshme.
Reforma
Artur Papajani, i sapoemëruari në krye të Tatimeve, ka punuar prej vitesh në sistemin tatimor. Ai mbante pozicionin e drejtorit në sektorin e taksave indirekte, konkretisht TVSH-së. Papajani ka eksperiencë të gjerë në radhët e Tatimeve, ku mësohet nga kolegët se, e njeh mirë sistemin tatimor. Megjithatë, zyrtarisht, as nga qeveria dhe as nga Ministria e Financave nuk ka pasur një deklaratë për të shpjeguar konkretisht shkakun e largimit të Sefgjinit. Në tre vjet e gjysmë qeverisje të të djathtëve janë larguar tre drejtorë tatimesh, ndërsa Papajani bëhet i katërti që mban këtë post. Sa u takon doganave, institucioni tjetër kryesor ku mblidhen të ardhurat, postin drejtues vazhdon ta mbajë Përparim Dervishi, i emëruar në shtator 2005.
Analiza
Shkarkimi i Arben Sefgjinit vjen direkt pas kritikave të lëshuara ndaj tij nga zëvendësministri i Financave, Florion Mima. Në analizën e punës 1-vjeçare të Tatimeve, dolën në dritë disa probleme që lidheshin më së shumti me evazionin fiskal, me korrupsionin dhe punën jo të mirë në drejtim të shërbimit ndaj biznesit. Aktualisht, nuk kanë paraqitur rezultate të mira.
Akuza
Aktualisht, Arben Sefgjini gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë për akuzën e rrëmbimit të tre personave gjatë viteve ‘90. Akuza ndaj tij është ngritur për rrëmbimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, (i cili nuk gjendet as sot) si dhe dy shtetasve shqiptarë. Rrëmbimi i tyre ndodhi në kohën kur Sefgjini mbante postin e kreut të SHIK, Tiranë më 1996.