Lëvizje në Shoqatën e Bankave
Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), zhvilloi dy ditë më parë mbledhjen e radhës, në të cilën u mbajtën dhe zgjedhjet për dy anëtarë të Komitetit Ekzekutiv dhe kryetarit të ri. Asambleja votoi unanimisht për zgjedhjen e Libero Catalano, drejtor i Përgjithshëm i BIS Banca si kryetar të Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe Oliver Whittle, drejtor i Përgjithshëm i "Raiffeisen", si nënkryetar i saj. Catalano zëvendëson në këtë post Edvin Libohovën. Aktualisht, Komiteti Ekzekutiv i AAB-së përbëhet nga: Libero Catalano, kryetar, Oliver White, nënkryetar, Abdul Waheed Aalavi, Borislav Konstadinov, Gazmend Kadriu, të gjithë këta anëtarë.