Karburantet mes pallateve rrezik për banorët
Janë një rrezik i përhershëm i banorëve por që të gjithë e pranojnë në heshtje. Pikat e furnizimit me karburant të ndërtuara mes pallateve, dhe ndonjëherë brenda tyre, janë një rrezik potencial për njerëzit. E të tillë ka shumë në Tiranë. Këto biznese që u bëjnë karshi normave ligjore, mbijnë si kërpudhat ngado në kryeqytet. Të ndërtuara jashtë cdo standarti e kriteri të përcaktuar me ligj, karburantët në kulmin e qendrave të banuara, u kanosen me jetë qytetarëve, të cilët tragjedia i përfshin rastësisht, në rrugë, në punë apo në gjumë. Frika apo dyshimi se fjala e tyre nuk do të dëgjohet, i bën të gjithë këta njerëz të pafajshëm, të mos guxojnë për të gritur zërin e tyre, e të kërkojnë një të drejtë, që padyshim u shmang rrezikun që u kanoset cdo ditë mbi kokë.E shkuara në gjithë këto vite tranzicioni, ka dëshmuar se autoritetet nuk u paraprijnë ngjarjeve fatkeqe deri në momentin e vënies në kryq të jetëve të pafajshme. Kështu ndodhi me gërdecin, me pallatin që përfundoi në gërmadhë, dhe që asgjë e ngjashme me këto nuk urojmë të ndodhë me karburantët e ngritura poshtë pallateve.