Karburantet, nafta ulet me 5 lekë
30/09/2009 Ndikon bursa
Tregu i karburanteve ka përfituar nga ulja e çmimit të naftës në bursa gjatë kësaj jave. Gjatë ditës së djeshme, në tregjet e shitjes me pakicë është vënë re një rënie me 5 lekë e çmimit të karburanteve. Tregtarët shpjegojnë se rënia e çmimit është ndikuar nga ecuria e bursave ndërkombëtare. Kjo, duke pasur parasysh se kompanitë janë furnizuar me rezervat gjatë ditëve të fundit, kur kuotat e arit të zi kanë qenë në rënie të vazhdueshme. Kështu, gjatë ditës së djeshme, nafta është shkëmbyer në tregjet financiare ndërkombëtare me 66 dollarë për fuçi nga 72 dollarë që ishte një javë më parë. Çmimi i karburanteve ka nisur sërish rënien në tregun tonë, pas shtrenjtimit të vazhdueshëm të muajve të fundit. Në fund të vitit të kaluar, Autoriteti i Konkurrencës kreu një hetim të hollësishëm në tregun e karburanteve, ku konstatoi shtrembërim të konkurrencës, por nuk vendosi gjoba për kompanitë, pasi nuk arriti të vërtetonte shkeljet e tyre.