Tërhiqet MASH, “Historia 12” do të rikorrigjohet
30/09/2009 Reagimi i Tafajt
Ministria e Arsimit pranon zyrtarisht pasaktësitë dhe gabimet e gjendura në tekstin e historisë për klasat e 12-a. Drejtuesit e këtij institucioni kanë pohuar gjatë ditës së djeshme se ky tekst do të rishikohet brenda këtij viti nga një komision i posaçëm, që do të ngrihet me ekspertë të fushës në MASH. Përveç rregullimeve të pasaktësive të gjendura në këtë tekst, të cilat prej ditësh janë kthyer në objekt polemikash, është pohuar se komisioni do të monitorojë në mënyrë të rreptë edhe përmbajtjen e të gjitha teksteve të tjera mësimore që përdoren në arsimin parauniversitar, në mënyrë që të shmangen problemet që mund të shkaktojnë përmbajtjet e librave në procesin mësimor. Në një prononcim të dhënë dje për mediet lidhur me këtë çështje kreu i Ministrisë së Arsimit, Myqerem Tafaj, ka pohuar: “Teksti do të korrigjohet, do të korrigjohen të gjitha tekstet që kanë gabime. Që këtë vit ne kemi ngritur një grup specialistesh, të cilët do të shohin tekstin dhe do të bëjnë rregullimet e duhura.” Ka më shumë se një javë që jo vetëm fushat akademike, por dhe përfaqësues të opozitës kanë shfaqur pakënaqësi kundrejt përmbajtjes së paraqitur në tekstin e ri të historisë që jepet për vitet e katërta të shkollave të mesme.