E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi Shqiptar ekspozohet ne panair nderkombetar

Vitet e meparshme stenda shqiptare ne panairin e turizmit ne Berlin ishte e ngarkuar me shume simbolike. Sivjet Agjencia Kombetare e Turizmit iu pershtat kerkeses se biznesmeneve: pavijon me i thjeshte por funksional. Stenda e ketij viti ka hapesire te bollshme dhe eshte e thjeshte. Kjo eshte bere me kerkese te biznesmeneve: jo makete me kodra, fusha dhe liqene qe imitojne Shqiperine ne miniature, por karrige dhe tavolina, per te pritur vizitoret. Klodian Pajuni, drejtori i ri i departamentit te turizmit dhe trashegimise kulturore, eshte i vetedijshem per mundesite e kufizuara te Shqiperise per te ofruar turizem te shtrenjte: "Ne nuk mund te konkurrojme dot me hotele me pese yje, te cilat realisht bota i ka bere perpara nesh dhe i ka me te vertete shume te bukura, por ne do te konkurrojme me ate c'ka kemi: kjo eshte nje trashegimi shume e bukur kulturore, te cilen do ta veme ne varesi te turizmit", thote ai per Deutsche Welle-n duke pasur parasysh prezantimin e viteve te ardhshme. Pak nga kjo trashegimi kulturore shihet edhe ne stenden aktuale: disa afishe nga Butrinti, Apollonia, Berati e Gjirokastra, dhe dy valltare te shkolles se baletit qe improvizojne here pas here ndonje valle shqiptare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›