Shba, Obama nominon Jim Jong Kim për shef të BB

Eksperti për mjekësi dhe zhvillim global, Jim Jong Kim është propozuar nga Presidenti amerikan, Barak Obama, për të udhëhequr Bankën Botërore.
Kim , që në moshën 5 vjeçare kishte emigrauar nga Koreja Jugore në Shtetet e Bashkuara, është mjek i diplomuar në Harvard, i cili ka shërbuar si drejtor i Deptartamentit për AIDS në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Duke e shpallur nominimin, presidenti Obama u tha gazetarëve se “është koha për një profesionist të zhvilluar që ta udhëheq agjencinë më të madhe botërore për zhvillim”.
Shtetet e Bashkuara nominojnë presidentin e Bankës Botërore, ndërsa Evropa e cakton shefin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Banka Botërore, me 187 anëtarë, fokusohet në luftimin e varfërisë dhe promovimin e zhvillimit, duke ndihmuar me kredi.
Zyrtarët besojnë se përvoja e zotit Kim, do t`i kundërshtoj kritikat e vendeve në zhvillim se Shtetet e Bashkuara e kontrollojnë presidencën e Bankës Botërore.
Presidenti aktual i Bankës Botërore, Robert Zellik, do të tërhiqet në muajin qershor.