E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina nuk do marre me organet e te burgosurve te ekzekutuar

Kina ka bërë me dije se do të ndërpresë praktikën e marrjes së organeve nga të burgosurit e ekzekutuar brenda pesë vitesh. Zyrtarët e vendit komunist informuan se do të bazohen tashmë në një sistem të ri të dhurimit vullnetar të organeve. Aktualisht, organet e të ekzekutuarve përdoren në 2/3 e transplanteve në vend. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, të burgosurve me vdekje i ushtrohet presion që të pranojnë dhurimin e organeve të tyre, në këmbim të një trajtimi më të mirë në muajt e fundit të jetës, por Kina i përgënjeshtron këto akuza. Shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se rreth 1.5 milionë njerëz kanë nevojë për transplante, por vetëm 10.000 te tilla kryhen ne vit.
Huang Jiefu, Zvs/Ministër i Shëndetësisë, deklaroi për agjensinë “Xinhua” se një program pilot për dhurimin e organeve është duke u testuar me sukses në disa zona të tjera të vendit.
Grupet e të drejtave të vlerësojnë se Kina vret mijëra të burgosur çdo vit, megjithatë shifrat zyrtare mbeten ende një sekret.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›