Kardashian 'përleshet' me ish-të dashurin
Kim Kardashian është dashur të ndalohej nga truprojat pas një zënke me ish-të dashurin Reggie Bush. Incidenti ndodhi kur Bush filloi të flirtonte me bukuroshen në Los Angeles. Ylli sportiv amerikan e pyeti ish-të dashurën fillimisht për punë, por më pas i tha se dëshiron të jetë në lidhje me të. Që të dy u përfshinë në një diskutim të nxehtë me njëri-tjetrin, por nuk u sulmuan fizikisht, përkundër faktit se ishin të dehur. Sipas TMZ, truprojat është dashur të vihen në veprim në mënyrë që ta largojnë Reggien nga Kim. Dyshja u ndanë në muajin mars, pas një lidhje trevjeçare, për shkak se Kardashian i bënte atij presion për t’u martuar.
12 Gusht 2010