E Diel, 1 Nëntor 2026

Kardinali Bertone: Kisha nuk mund të bëhet “demokraci”, përndryshe opinioni do mbisundojë mbi fenë e gjallë

“Kisha nuk mund të bëhet një demokraci ndonëse shumë lëvizje sot kërkojnë “demokratizimin” e saj “për të kaluar nga një Kishë që konsiderohet paternaliste, që ka zdrypur nga lart, tek një Kishë-bashkësi”. Kështu u shpreh sot Kardinali Sekretar i Shtetit Tarçizio Bertone gjatë “lectio magistralis” që mbajti në Fakultetin Teologjik Papnor pranë Universitetit të Vroclavit në Poloni, me rastin e Larimit të tij Honoris Causa. Titull i lectio-s ishte “Demokracia dhe Kisha”. “Atyre që kërkojnë demokratizimin e Kishës, iu përgjigjet një Kishë që “përbëhet nga diskutimet, marrëveshjet, vendimet e që nga debatet nxjerr atë që mund t’i kërkohet një besimtari. Edhe liturgjia nuk i shpëton këtij procesi, sepse nuk ka nevojë të përkojë me një skemë të ngurtë, por të dalë si “vepër e bashkësisë për të cilën kremtohet”. nënvizoi në fjalën e vet Kardinali Tarçizio Bertone.U hap në Vatikan Konferenca XVI e Akademisë Papnore për Jetën me temë “Bioetika dhe ligji natyror”/U hap dje pasdite në Vatikan Konferenca 16 e Akademisë Papnore për Jetën me temë “Bioetika dhe ligji natyror”. Punimet i çeli kryetari i këtij dikasteri vatikanas, Imzot Rino Fizikela. Të shtunën e ardhshme pjesëmarrësit në sesion do të priten nga vetë Benedikti XVI. Po, mbi synimet e kësaj konference në mikrofonin e Radio Vatikanit flet imzot Fizikela: “Së bashku do të përpiqemi të diskutojmë, jo vetëm për kompetencat e ndryshme, por edhe për qëndrimet e ndryshme që kemi, por duke kërkuar ama, që, përpara temave të mëdha që bioetika na imponon të gjejmë një emërues të përbashkët që është i pranishëm në ligjin natyror, dhe që, sikurse e ka përmendur shumë herë Ati i Shenjtë Benedikti XVI, nuk është një shpikje e Kishës Katolike....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›