Dyqind vjet vetmi: Argjentina kërkon të humburit e saj
Argjentina është bërë e parashikueshme, një enigmë kundër të cilës përplasen të gjitha përgjigjet. Si mund të imagjinojmë të pritshmen, festimet e dyqind vjetorit të pavarësisë në mjegullën e një vendi që shkon drejt fundit. Institucionet janë akoma të paqëndrueshme. Në ndryshim me Kilin apo Brazilin, kur ndryshon qeveria në Argjentinë ndërrohen të gjithë teknikët dhe funksionarët e tjerë për ndërhyrje të fitimtarit, dhe jo për merita. Kështu bien projektet që janë zhvilluar në vite, përgatiten të tjerë, por bien me ndërrimin e qeverisë, dhe kështu të gjithë eksperiencat shkojnë dëm.Kombëtarja e Argjentinës është një metaforë se si shkojnë gjërat në këtë vend. Ka disa nga lojtarët më të mirë në botë, dhe klubet europiane paguajnë shifra marramendëse për të marrë me vete. Por në Argjentinë nuk bëjnë asgjë: shkojnë në fushë, pasi kanë marrë sugjerime të ndryshme nga shumë trajnerë të ndryshëm. Të gjithë kanë në mendje madhështinë e të shkuarës. Asnjë nuk e përballet me kufijtë e realitetit. As gazetarët nuk arrijnë të mbajnë qetësinë. Nëse qeveria ngre tonet, nëse gjakrat nxehen, gazetarët bëjnë të njëjtën gjë: ndahen në fraksione, të shurdhër ndaj arsyeve të tjerëve. Në territorin e pak populluar të Argjentinës dëgjohen kasnecët e luftës. Lufta për të mbajtur pushtetin ose për t’ia hequr deri në pikën e gjakut të fundit. Sindikata afër qeverisë kundër sindikatave të opozitës: pushkë kundër pushkës. Rrugët e qyteteve shprehin një tension të paparë. Drejtësia ecën me hapa të lodhura, duke kërkuar të mbrojë institucione. Pikërisht falë drejtësisë, gjëja më e mirë e qeverisë Kirchner nuk shkoi te poshtë në tymnajën e ngritur nga grindjet e palëve. Të pafalshmet krime të diktaturës, sekuestro e të sapolindurve të të burgosurve, torturave të egjra, fluturimeve e avionëve të shtetit në të cilët të burgosurit ishin lëshuar në oqeanin dhe në Rio de Plata, nuk do të qëndrojnë të pandëshkuara dhe nuk do të harrohen. Agonia e shkollës/Ky dinjitet e bën më të pamundur agoninë e shkollës, viktimë e një neglizhence të pakuptueshme nga 50 vjet. Pesha e kishës, që ka qenë gjithmonë një faktor i rëndësishëm i prapambetjes dhe intolerancës, është në rritje. Në kohët e fundit kleri kërkon të kapë vëmendjen me skandalin e varfërisë, por nuk mban mend që për shkak i varfërisë qindra nëna adoleshente vdesin për aborte klandestine dhe që vdekshmëria foshnjore kap 13 veta për një mijë. Ia vlen të ndalemi një moment dhe të kërkojmë se ku është Argjentina sot. Në cilën anë të botës? Argjentina është një fuqi ose një impotencë, qafa e botës së tretë apo bishti i botës së parë? është menduar gjithmonë se Argjentina kishte një vend të ndryshëm nga ajo që natyra dhe gjeografia i kishte dhënë. Rasti apo historia? Por divorci midis realitetit dhe dëshirës nuk ka qenë kurrë më i madhndonjëherë se në këto 6 vjet. Në 1810 Argjentina ishte një nga obsesionet e mëdha të saj. Sot është një vend obsesionuar nga frika dhe vogëlsia. Për të evituar rënien shumë veta përsërisin: jemi të mëdhenj, jemi midis të mëdhenjve. është mëkat që shtetet e mëdha nuk e kanë parë fare. Përgjatë 1928 Argjentina kishte më shumë makina sesa Franca dhe më shumë linja telefonike sesa Japonia. Në fund të 1924, poeti kombëtar Leopoldo Lugones afirmojë që ushtarakët ishin “aristokratët e fundit” të shpirtit dhe i kërkojë atyre të “drejtën e më të mirëve” dhe për të bërë kryqëzata për të vendosur rendin e ri. Kryqëzata e aristokratëve të shpirtit pati ajkën e tyre në luftën e “Malvineve” apo “Falkland”, në kampet e përqendrimit të diktaturës dhe varreza të pa gjetura të humburve “desparecidos”, që e çuan vendin në një situatë shkatërrimtare nga e cila kërkon akoma të një derë për të dalë.Mallkimi i një vendi/Të jesh i atyre vendeve të cilës vetëm Argjentina beson se i përket, të imagjinosh një arbitër, mediator, faktor deciziv në ceshtje që nuk janë ftuar: janë këto mallkimet e lashta të kombit argjentinas, sinjalet e një vendi jashtë binarëve. Vendet e para të botës ndryshojnë, në përgjithësi, për luftën ndaj papunësisë, për skarsitetin e lapsave, për një indeks të ulët të vdekshmërisë foshnjore, për një edukim laik, falas dhe të detyrueshme. Dhe për trenat: trenat janë një indicie shumë e mire sesi shkojnë punët në një vend. Pra moderniteti maten me vagonë të pastër, të shpejtë, në orare fiks dhe të pastër. Shumë nga pakënaqësitë që lindin në Argjentinë janë pasojë e një realiteti që të kundërvihet, gjithmonë. Dhe fëmijë u mësohet në shkollë që janë fëmijë të një vendi të madh, mbi të cilin kanë rënë shumë fatkeqësi, e që beson se meriton më shumë sec ka dhe seç është. Si jetohet atje, në Amerikën latine?” – më pyeti një mik kur u ktheva në Argjentinë pas ekzilit. Argjentina nuk ishte, ahere, në Amerikën latine, nuk ishte në asnjë vend: në asnjë kontinent.Tomás Eloy Martínez ishte një shkrimtar dhe gazetar argjentinas, i lindur në Tucumán të 1934- vdiq me 1 shkurt 2010: (ky është shkrimi i tij i fundit i jetës së tij) (Përgatiti L. Lita)...