E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kardiokirurgjia në nivele evropiane

I tillë ka qenë rasti i Lumturie Mucajt, 49 vjeçares nga Durrësi, e cila është paraqitur në mesnatë në shërbimin e kardiokirurgjisë për shkak të një çarjeje në aortë.

Mjekët kanë arritur të riparojnë defektin e saj, një operacion i cili sot realizohet vetëm në disa shtete perëndimore.

Për këtë arsye, sot ishte rasti që drejtori i QSUT-së, Sajmir Ivziku, të bënte të ditur arritjet në këtë drejtim. “Ky shërbim ka përballuar një numër të konsiderueshëm të rasteve për ndërhyrje te pacientët, por ajo që doja të evidentoja sot dhe të ndaja është një numër i ndërhyrjeve të cilat tashmë mund të quhen të rralla jo vetëm për realitetin mjekësor shqiptar por edhe realitetin më të mirë të klinikave në botë. Kjo do të thotë se tashmë në QSUT bëhen ndërhyrje tepër të vështira, duke filluar që nga 4 ditë që është fëmija më i fundit e deri tek moshat e thyera me komplikacione të shumta”, tha ai.

Shefi i Kardiokirurgjisë, Edvin Prifti, tha se gjatë dy javëve të fundit janë realizuar disa intervente për herë të parë nga të cilët mund të veçohet ardhja e një paciente 49 vjeçare me çarje të aortës. “Ne shpresojmë që edhe vitin që vjen ne të gjejmë si përkrahje profesionale ashtu edhe financiare në mënyrë që të realizojmë projekte të tjera siç është kirurgjia e artimive, kirurgjia e transplanteve parciale që kryhen në zemër, të cilat janë projektet tona afatshkurtra”, tha ai. Ndërsa mjeku reanimator, Saimir Kuçi, tha se shërbimi i Anestezi- Reanimacionit ka përballuar me sukses një shërbim cilësor përgjatë 24 orëve, duke realizuar edhe urgjencat e çdo orëve. /Start/

                                                                                             2011-12-23 17:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›