E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e argjendarit, lirohet kosovari për mungesë provash

Nexhat Mulaj, që u përfol jo pak në media në lidhje me vrasjen e një 60-vjeçari argjendar, tashmë duket se po shkon drejt pafajësisë.

Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë caktoi dy herë rresht masën e sigurisë burg me afat 30 ditor, në mënyrë që t’i jepej kohë Prokurorisë dhe policisë për mbledhjen e provave të tjera për vërtetimin e autorësisë.

Rrapo Sinaj, mbeti i vrarë më 21 tetor të këtij viti në Tiranë dhe sipas Prokurorisë, Mulaj doli vetëm pak orë pas ngjarjes për në Kosovë, në bazë të të dhënave të sistemit TIMS. Atë ditë, një person i maskuar me shami dhe i pajisur me një armë tip pistoletë hyri në argjendari për ta grabitur ku hasi kundërshtinë e pronarit. Më pas, ai qëlloi me plumba duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. /Start/

                                                                                             2011-12-23 17:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›