Kapshticë, bllokohet kalimi i autobusëve

Gjatë së sotme dhe nesër, ky aks do të jetë i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe ngricave të krijuara në rrugë.
Probleme më të mëdha janë në rrugët nacionale në Kozana të Greqisë. “Dogana greke e Kapshticës nuk do të lejojë kalimin e autobusëve dhe mjeteve të rënda si pasojë e bllokimit të rrugëve nga dëbora", thanë burime nga kjo pikë kufitare.
Qarkullimi do të jetë i mundshëm vetëm për kalimtarët dhe automjetet e vogla. Aktualisht po punohet për kthimin e rrugëve në normalitet, por mendohet se kjo situatë do të vijojë të mbetet e njëjtë të paktën për dy ditë. /Start/
2011-12-23 17:27