Topi dekreton ligjin për privatizimin e “Albpetrol”-it

Në seancën plenare të 15 dhjetorit, Kuvendi miratoi me 72 vota pro dhe 62 kundër, p/ligjin “Për përcaktimin e formës dhe strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë ‘Albpetrol’ sh.a. Patos”.
Diskutimi i zgjatur për rreth katër orë i këtij pr/ligji u shoqërua me debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës, pasi kjo e fundit e cilësoi procesin “jotransparent dhe korruptim”.
Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, deklaroi gjatë seancës se privatizimi i “Albpetrol”-it do t’i japë zgjidhje problemeve ekonomike, financiare dhe ligjore që ka sot kjo kompani, duke përcaktuar termat e referencës dhe dokumentet për shpalljen e tenderit ndërkombëtar për shitjen e aksioneve të kompanisë.
/Start/E.B/
2011-12-23 22:49