Lajmet më të fundit nga CEZ “Errësira”!

Sipas kompanisë, po kryhen punime në nënstacionin 35/6kv Dinamo, për riparimin e një transformatori të djegur.
Për shkak të këtyre punimeve, nga ora 17:00-22:00 do të jenë pa energji zonat e mëposhtme, si Rruga “Jordan Misja”, një pjesë e rrugës “Siri Kodra”, zona pranë shinave të trenit, një pjesë e zonës pranë ish-“Josif Pashkos”, një pjesë e Kodër Kamzës, Paskuqani, Bathore dhe Zall-Mner. E së në të gjitha rastet e tjera, kompania kujton se “këto punime janë të nevojshme për riparimin e transformatorit të dëmtuar”.
Ndërkohë, pa energji elektrike ndodhen edhe Ishulli i Shëngjinit dhe Ishulli i Lezhës. Shkak për këtë ndërprerje është bërë vjedhja e 3 km kabull përcjellës në nënstacionin Lezhë. Vjedhja ka ndodhur sot rreth orës 6:50 të mëngjesit.
Ekipet e CEZ Shpërndarjes janë duke punuar për zëvendësimin sa më të shpejtë të kabullit të vjedhur dhe rikthimit të energjisë për banorët e zonave të prekura. “CEZ Shpërndarje dëshiron të tërheqë edhe njëherë vëmendjen te fakti që akte të tilla kriminale, siç është vjedhja e aseteve, jo vetëm dëmtojnë kompaninë e shpërndarjes së energjisë, por edhe banorët e zonave përreth, duke I lënë ata pa energji elektrike”, përfundon reagimi. /Start/
2011-12-23 16:55