Karikatura e gjallë e diktaturës
“Xhaxhi” Ramiz Alia me shkrimin e tij të botuar në gazetën “Panorama” më 13.10.2008 (të ribotuar edhe në disa gazeta përtej kufirit shtetëror të shtetit shqiptar) na kujtoi se ishte gjallë, shëndosh e mirë dhe se ende është i dashuruar me figurën e diktatorit Enver Hoxha. Në shkrimin e tij “xhaxhi” Ramiz gënjen kur thotë se Enver Hoxha ishte Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë NÇL, sepse sipas dokumenteve të vetë sistemit komunist, kemi mësuar se Komandant i Përgjithshëm ishte gjeneral Spiro Moisiu, ndërsa Enver Hoxha ishte komisar. Më tej ish-udhëheqësi trashëgimtar i Enver Hoxhës shkruan për të mirat e sistemit komunist. Por ky Ramizi harron tollonat e mishit për çdo familje 3 kg në muaj, 100 gramët e kafes, 250 gramët e gjalpit etj. Kishte familje, që, për të siguruar ushqimin, ndahej burri nga gruaja me qëllimin e mirë që të siguronte ushqim për të tërë anëtarët e familjes.
Na kujton të mirat e sistemit të egër komunist që dërgoi në litar dhe burgosi mijëra intelektualë shqiptarë sepse gabimi i tyre ishte pse ishin shkolluar në shkollat perëndimore dhe posedonin një kapacitet të lart intelektualë në krahasim me shumë nga ata që zbritën nga mali të pashkolluar dhe pjesa më dërmuese ishin bujq dhe çobanë. Sistemi që ndërtoi Enver Hoxha me servilët e tij ishte të shkatërronin çdo gjë kombëtare, që nga monedha jonë kombëtare, për të vazhduar mohimin e kontributit kombëtar të Gjergj Fishtës, Hasan Prishtinës e shumë e shumë burrave të zgjuar shqiptarë. Shteti i “xhaxhit” Enver, i pasuar nga “xhaxhi” Ramiz, ishte ai që nuk ndërtoi asnjë kilometër rrugë automobilistike, hekurudhën e ndërtuan falas, duke shfrytëzuar rininë shqiptare në emër të aksionit rinor. Pushteti diktatorial i Enverit dhe Ramizit ishte për shkatërrimin dhe injorimin e familjes shqiptare. Ai sistem futi vëllavrasje midis vëllezërve të një familjeje. Partia të impononte dhe gruan që do të krijoje me të familje në shumicën e rasteve. Në shkollën komuniste ne mësonim se kombinati metalurgjik kur të përfundojë do të na shërbejë për çdo gjë. Atje do të futej mineral dhe do të dilnin tanke, por në të vërtetë në atë ferr vdisnin çdo vit mbi 100 njerëz dhe asnjëherë nuk u siguruan familjet e atyre njerëzve që ranë në krye të ndërtimit të jetës sonë socialiste.
Në sistemin tonë 50-vjeçar shkeleshin me të dyja këmbët të drejtat edhe të fëmijëve; ku fëmija shfrytëzohej për punë që në moshën 14-vjeçare sapo të mbaronte shkollën tetëvjeçare.
Pushteti i Enverit dhe Ramizit i ndalonin fshatarit që prodhonte me duart e tij grurin, të hanin bukë nga ai grurë, por ata duhej të hanin vetëm bukë misri. Duke u ushqyer keq, fshatari shqiptar kishte një organizëm të dobët dhe si pasojë, vdisnin në moshë mesatare rreth 60 vjeç. I ziu fshatar i jetës sonë socialiste, e kishte të ndaluar të blinte në qytet bukën, vajin, miellin dhe shumë produkte të tjera ushqimore që në shumicën e rasteve prodhoheshin në tokat e tyre! Komunisti i shkolluar për merita servilizmi dhe jo të merituara, Ramiz Alia (Enver Hoxha dhe shumë udhëheqës të tjerë të Partisë së Punës nuk dispononin diplomë të rregullt universitare, por ata kishin shkollë të mesme dhe atë kursin njëvjeçar marksist-leninist), na kujton dritën elektrike që kishte i tërë vendi ynë, por harron se ai sistem i prodhimit të rrymës elektrike nuk ishte ndërtuar që njeriu ynë socialist të kishte në shtëpi televizor, lavatriçe, frigorifer, radio, magnetofon, sobë elektrike dhe të ngroheshim me sistemin elektrik, por ishte i ndërtuar që në familjet shqiptare t’u shërbente vetëm për llamba ndriçimi. Të rikujtoj “xhaxhi” se vitet që ju drejtuat Shqipërinë, ne kishim mungesë të rrymës elektrike. Ende kujtojmë ndërprerjet e shpeshta ato vite, sa në shkollë shkonim pa mësuar dhe arsyetoheshim për mungesën e dritës suaj elektrike që na e prodhonte Partia e Punës (interesant ka qenë fakti se partia quhej Parti e Punës, ndërsa anëtarët quheshin komunistë. Sa ironike dhe kontradiktore!).
Ramiz Alia, me të ardhur në krye të Shqipërisë, arrestoi dhe dënoi të gjithë ata oficerë që rridhnin nga familjet e vërteta shqiptare dhe në krye të ushtrisë sonë socialiste vuri disa grekofonë dhe vllehë që nuk kishin lidhje gjaku dhe gjuhe me shqiptarët (poeti dhe shkrimtari çam, Bilal Xhaferri, do të shkruante në prill 1985 “Krahu i shqiponjës”, SHBA: “Të gjitha ministritë në Tiranë janë të mbushura sot me funksionarë të lartë me origjinë, me racë, me gjuhë e me zemër greke. Kur puthen buzë më buzë me klikën e Enverit në Tiranë, grekët e Athinës në fakt puthen buzë më buzë me vëllezërit e tyre minoritarë grekë në Shqipëri, të cilët kurdisin prapaskenat e politikës së Tiranës në interes të Greqisë...”).
Drejtuesi Enver Hoxha dhe Ramiz Alia përçmuan shqiptarët e përzënë me dhunë nga trojet e tyre në Çamëri. Këtë pjesë të kombit shqiptar ju e persekutuat duke i lënë të banojë në disa lagje periferike të qyteteve tona, si në Fier, Lushnjë, Rrogozhinë, Elbasan etj. I latë të jetonin nëpër baraka si indianët e Amerikës në shekujt 15-17. Persekutimi që iu bë shqiptarëve nga Çamëria është një temë më vete dhe shumë prekëse. Për të vazhduar me vëllezërit tanë të ardhur nga Kosova, të cilët në shumicën e rasteve dhe i dënuan me burgime. Të mjerët shqiptarë nga Kosova! Vinin në mëmën Shqipëri për të shpëtuar nga njerka Serbi, por mëma i burgoste ose i internonte.
Në përfundim, “xhaxhi” Ramiz ju rikujtoj se edhe ata njerëz që ngritën krye kundër sistemit që drejtonit ju, nuk erdhën nga jashtë, por ishin nxënësit tuaj të edukuar me frymën e shkatërrimit të çdo gjëje. Të mos harrojmë se ata liderë që u vunë në krye të demokracisë dhe dhanë kushtrimin për prishjen e çdo gjëje të ndërtuar në sistemin 50-vjeçar komunist, ishin “fëmijët” tuaj të përkëdhelur, të cilët shkatërruan Shqipërinë për të fshehur gjurmën e krimit tuaj ekonomik për t’u kujdesur për ju dhe shokët tuaj që të dënoheshin sadopak në krahasim me diktatorët e vendeve të tjera që u shkoi koka në plumb ose jeta në burg. Prandaj, revanshi i sotëm drejtohet dhe edukohet nga ish-nxënësit tuaj dhe fëmijët e rritur tashmë të shokëve tuaj të idealit komunist-sllav, vëllavrasës midis gjakut shqiptar.
*Autori është historian dhe publicist