NDERKOMBETARE/ Vota botërore për zgjedhjet në SHBA
Sondazhet e opinionit dhe studimet nga fondacioni Pew, BBC dhe Gallup, tregojnë se evropianët, latino-amerikanët, afrikanët dhe aziatikët, jo vetëm që janë në masë të madhe në favor të senatorit Barak Obama ndaj rivalit të tij John Mekkein, por besojnë se zoti Obama do t’i përmirësonte marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me pjesën tjetër të botës. Duket se amerikanëve këto gjetje iu janë dukur tepër tërheqëse. Sondazhet në Amerikë tregojnë se shumë votues janë të shqetësuar lidhur me përkeqësimin e prestigjit të Shteteve të Bashkuara gjatë administratës së presidentit Bush dhe dëshirojnë që ky prestigj të ripërtërihet nga presidenti i ardhshëm. Por, shtrohet çështja nëse Obama zgjidhet, cilat janë gjasat që ai të përmbushë pritshmërinë dhe, a mundet ai realisht të tregojë rezultate që John McCain nuk mund t’i arrijë? Përgjigjja në këto pyetje nuk është aq e qartë, ashtu siç sugjerojnë sondazhet e opinionit. Njëri nga argumentet paraqitet në raportin e Pew Global Project, që thekson se Obamania në masë të madhe nuk është e pranishme në rajonin ku ndikimit amerikan i duhet shtytje: në Lindjen e Mesme. Vetëm 34 për qind të libanezëve, 31 për qind e egjiptianëve dhe 22% e jordanezëve thonë se ata kanë besim se senatori Barack Obama do të bëjë gjëra të drejta në punët botërore. Në Pakistan të dhënat janë 10 për qind. Izraeli është njëri nga pak shtetet në botë, ku së paku disa sondazhe të opinionit tregojnë se McCain udhëheq ndaj rivalit të tij, Obama. Shumë izraelitë frikësohen se Obama do të jetë shumë i butë ndaj Iranit, shumë arabë parashohin se ai do të jetë shumë i butë ndaj Izraelit. Administrata e re, qoftë ajo Obama ose McCain, ndoshta duhet ta pranojnë anti-amerikanizmin në Pakistan, si çmim të mbetjes në ofensivë kundër Al-Kaedës dhe talibanëve. Popullariteti i madh i Obamës në Evropën Perëndimore, për shembull rejtingu i tij në Francë dhe në Gjermani është mbi 80 për qind, duket se reflekton pritjen se demokrati do t’i ndryshojë politikat e presidentit Bush.
Por, Obama favorizon dërgimin e numrit të madh të trupave plotësuese në Afganistan, përderisa opinioni publik në secilin vend të NATO-s, me përjashtim të Britanisë, e favorizon tërheqjen.
Në nivelin qeveritar, disa zyrtarë të lartë në Gjermani, Francë dhe Britani, thonë se do t’i japin vërejtje planit të senatorit Obama, që të zhvillojë negociata me Iranin pa kushte.
Shprehja e entuziazmit të madh për zotin Obama në vendet siç janë Berlini, duket se reflekton dëshirën për ripërtëritjen e marrëdhënieve të thyera.
Presidenca Obama ofron mundësi të ndërtimit mbi këto ndjenja. McCain duhet të jetë gjakftohtë. Asnjëri nuk do të ketë gjasa të mira për rritjen e numrit të trupave evropiane në Afganistan, ose për sanksione të reja kundër Iranit. Por, në çështjen e paqartë dhe kritike të prestigjit amerikan dhe të gatishmërisë për ta pranuar lidershipin e Shteteve të Bashkuara, Obama mund të ofrojë më tepër.
“Washington Post”