Cilët janë nostalgjikët e vërtetë të diktatorit?!
Pasi majmunët të mërzitur me çka po u shihnin sytë në botën e njerëzve që sfiliteshin në aksione dhe zbore, në punë të rënda dhe të papaguara, me këngë në gojë dhe me barkun bosh , me mungesë të bukës së përditshme dhe të lirisë për të menduar, pasi u bënë dëshmitarë të ekzekutimeve pa gjyq dhe gjyqeve të montuara, të burgimeve të gjata dhe të internim-dëbimeve masive, pasi filluan të shohin se të gjithë burrat visheshin njëlloj, i prisnin flokët njëlloj, mendonin njëlloj e po ashtu edhe të gjitha gratë, edhe fëmijët, edhe pleqtë dhe plakat. Ata, majmunët, të neveritur nga kjo shfaqje makabër vendosën ta braktisin në mënyrë demonstrative teorinë darviniane të shndërrimit në njerëz. Bota e tyre majmunore ishte një mijë herë më e pasur se jeta e njerëzve nën komunizëm. Diktatori, edhe pse i dashuruar pas teorisë darviniane të shndërrimit të njerëzve në majmunë dhe anasjelltas duke qenë paranojak dhe delirant, i lipsej t’ia kalonte Darvinit, të shpikte një teori origjinale të vetën. Ai vendosi të zbatojë teorinë e krijimit të “njeriut të ri”, të njeriut majmun (të më ndjejnë majmunët e pafajshëm dhe shoqatat që veprojnë në lëmin e mbrojtjes së tyre për fyerjen që po u bëj tani në kohë lirie). Afër pesëdhjetë vite sundim të një populli që vetëm në pak vite e kishte pasur sundimtarin bashkëkombës të vetin, ai mundi dhe diti ligësisht ta shfrytëzonte atë nacionalizëm të ndrydhur për shekuj dhe ta përdorte për dhunimin e çdo lirie, kudo që ajo do të tentonte të fshihej. Tre breza të lindur, të rritur e të formuar në diktaturën e pashembullt të Enver Hoxhës pa mëdyshjen më të vogël që do t’i prodhonin mostrat e veta që sot quhen nostalgjikët e diktatorit. Në më të shumtën e rasteve nostalgjikët janë nga shtresa e njerëzve të paaftë, produkte të veprave pesëvjeçare të nxanun në turne të treta nëpër fabrikat dhe uzinat e vendit, të rritur me bukë e vaj, me nga një shall në qafë, herë shall pionieri e herë aksioni, që kanë mbajtur nëpër gjokse nga dhjetë e dymbëdhjetë “S” (për brezin e sotshëm lipset të përkthehet simboli “S”, ai ishte shkronja “S”e alfabetit në ngjyre të kuqe, plastike e egër me përmasa sa gishti i madh i dorës që qepej në ato bluzat e arnuara. “S”-të zakonisht i “meritonin” ata që dilnin të parët në aksionet vullnetare, të parët në spiunimin e shokëve, të parët në sërvilizmin dhe nënshtrimin ndaj komisarëve dhe sekretarëve të partisë, ata që kishin shumë “S” do të thotë sulmues, ishin kontingjenti i njerëzve që rekrutoheshin ose anëtarë partie ose bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit) . Këta “Pavëla” që spiunonin baballarët kur u shpëtonte ndonjë pordhë gjatë edicionit qendror të lajmeve apo padisnin nënat e tyre në çetën e pionierit apo organizatën e rinisë kur ato i luteshin Zotit t’u jepte bukën e përditshme për mostrat që kishin mbajtur në bark e që po i rrisnin si ushtarë të revolucionit që ushqehej me jetët dhe vuajtjet e vajzave dhe djemve më të arsimuar, më të spikatur të kombit që ishin të zgjedhurit dhe të preferuarit e diktaturës dhe diktatorit. Sot kjo kategori përbën nostalgjikët e sistemit të kaluar.
Këta nostalgjikët e diktatorit dhe të diktaturës kanë ndenjur si gjithë të tjerët nëpër radhë të gjata në të ftohtin e dimrit dhe në zhegun përvëlues të verës për të marrë një bukë që sot s’e hanë as derrat, por si duket prej ngaqë kanë mbetur nostalgjikë të asaj kohe nëpër ato radhë të neveritshme dhe tejet të lodhshme, ata kanë kultivuar shijet e tyre perverse të homoseksualitetit dhe maniakërisë. Kujtoni pak radhët e qumështit, hyrjet në autobusët urbanë apo nëpër kinematë e qyteteve!
Këto viktima të varfërisë dhe mizerjes, personazhe të denja për romanin “Të mjerët” të Viktor Hygoit, sot ngjajnë si gërmadha, kalbësira, dështakë, si njerëz pa atdhe që enden kthinave të errëta të viteve të diktaturës. Këta nostalgjikë nën komandën e njerëzve të krisur dhe të depersonalizuar janë thjesht një fasadë për të mbuluar ajsbergun ku kanë gjetur strehë peshqit e mëdhenj që dirigjuan e drejtuan vendin për pesëdhjetë vite diktaturë.
Këta nostalgjikët që shfaqen nëpër ekrane televizive dhe nëpër mediat e shkruara janë maska më e mirë e atyre që e kanë bluar dhe po e vazhdojnë ta bluajnë këtë vend.
Këto mostra që na paraqiten në ekrane të TV-ve që mbajnë licenca kombëtare, janë të ekzaltuar që babai i tyre ideologjik, por jo vetëm ideologjik ( ata, jo atëherë, por edhe sot e kësaj dite do të ishin të lumtur pa skaj sikur të ishin bijtë jashtë kurore të diktatorit), mbushka një shekull që nga dita kur ka lindur për të nxirë jetën e shumicës së bashkëkombësve të tij.
Është gjëja më e natyrshme që e veja e diktatorit, si bashkëpunëtore e drejtpërdrejtë në krime me të, ta mbrojë dhe ta paraqesë si udhëheqës të lavdishëm, e kundërta do të ishte e panatyrshme. E panatyrshme është t’i ngacmosh plagët e njoma të qindra mijëra familjeve që kanë vuajtur nën diktaturë. E panatyrshme është t’i kushtohet kohë televizive në mediat kombëtare bëmave kobzeza të diktatorit dhe t’i paraqesësh ato si vepra humaniste.
Realisht, në subkoshiencë kurrkush s’ka qenë i lumtur nën diktaturë. As diktatori, as familja e tij. Ai s’kishte miq, ai kishte veç armiq dhe kundërshtarë. Krejt bota e tij e vogël ishte e mbushur me njerëz që donin ta vrisnin, t’i zinin vendin, ta helmonin. Ai vetë, i mbërthyer nga paranoja e frikës për gati tridhjetë vite nuk guxoi t’i kapërcente kufijtë shtetërorë. Kur sot më shumë se 1/3 e shqiptareve në rrugë legale apo ilegale e kanë pasur rastin të shohin së paku një vend perëndimor nga ata që ia pinin gjakun proletariatit. Edhe lëvizjet brenda vendit për të dhe krejt makinën shtetërore që i organizonte kanë qenë një makth i vërtetë.
Bashkëpunëtorët apo shërbëtorët kanë jetuar midis ankthit tragjik të mbijetesës dhe përkushtimit të pështirë për të shërbyer me devocion për realizimin e ëndrrave të çmendura që shihte ose që presupozohej që mund t’i shihte diktatori. Fati tragjik i paraardhësve i kishte shndërruar ata në minj që në çdo cep dhome shohin të ngrehur nga një çark dhe në çdo dalje i pret nga një maçok i zi. Një gjë ka qenë absolutisht e sigurt për ta, vdekja ose burgu që i priste të.
Sot këta ish-bashkëpunëtorët (shërbëtorët) veçmas bijtë e bijat e tyre nuk i sheh të shfaqen si nostalgjikë apo mbrojtës të diktaturës apo të diktatorit, ata i janë qepur ekonomisë së tregut, partive politike, OJF-ve dhe projekteve të huaja, ngrenë lart flamurin e demokracisë dhe të ekonomisë së tregut. I kanë shtrirë gishtat e mbledhur grusht dhe nderojnë me dy gishta. Si moda e partisë që përmbysi mbretërinë e tyre. (Për këtë çështje kam pasë shkruar një shkrim në gazetën “Sot” më 13 maj të vitit 2004, me datë 15 maj 2004 ky shkrim është përkthyer nga BBC Monitoring International Reports dhe më pas është marrë dhe botuar edhe nga “Financial Time” në Shqipëri si shumëçka tjetër pat kaluar pa asnjë koment).
Këta bashkëpunëtoret kryesorë në krime të diktatorit janë më shumë se të kënaqur që ka një grup mostrash që u shërben për si mburojë dhe shfaqen si nostalgjikë të regjimit më të pashpirt që ka njohur historia e komunizmit në krejt lindjen. Ky është dhe duhet të jetë shqetësimi i shoqërisë shqiptare, i intelektualeve të vërtetë, i medias, i politikanëve që e mbajnë veten për të djathtë dhe jo ai grup i vogël njerëzish të deformuar gjenetikisht.