Karla Bruni: “Nuk kam pasur 30 të dashur”
Pas thashethemeve të kohëve të fundit, bashkëshortja e presidentit francez Nicolas Sarkozy, Carla Bruni, ka mohuar të ketë pasur 30 të dashur, pavarësisht se ajo i përmend dhe lëvdon ata në një nga këngët e saj. Ish-modelja në të kaluarën ka qenë e dashura e Sir Mick Jagger dhe Eric Clapton por të gjitha këto “aventura’ kanë ndodhur para se të njihej me presidentin Sarkozy në shkurt të këtij viti. Në një këngë të albumit të saj të ri, “Comme Si de Rien N’etait”, Bruni duket se i ka shokuar fansat, me fjalët dhe tekstin sensual që bën fjalë për “30 të dashurit e saj”. Me këtë rast, Bruni nuk ka nguruar të kundërpërgjigjej se teksti i këngës është thjesht poezi dhe nuk ka asgjë të vërtetë nga jeta e saj. “Nuk kam pasur shumë të dashur. Fakti se unë nuk i fsheh ata ashtu siç bëjnë të gjithë, është diçka krejt tjetër. Kurrë nuk jam penduar për lidhjet që kam pasur”,- ka thënë me krenari Zonja e Parë e Francës.
Jennifer Aniston provon të bashkëjetojë
Aktorja e serialit të famshëm “Friends” Jennifer Aniston, dhe i dashuri i saj, John Mayer, janë duke planifikuar ta bëjnë një test për martesë. Çifti që ka lidhje dashurie prej tre muajsh, ka vendosur ta testojë fuqinë e lidhjes së tyre, dhe mendojnë se zhvendosja e Johnit në shtëpinë e Jennifer është hapi i parë i përsosur. “John dëshiron të sistemohet, po të njëjtën gjë e dëshiron edhe Jennifer. Ai i ka thënë asaj se ajo është femra e duhur për të, dhe të njëjtat fjalë i ka thënë edhe Aniston të dashurit të saj”,-është shprehur një burim pranë çiftit.
Snoop Dogg kërkon të pushtojë Bollyëoodin
Këngëtari i muzikës rrep Snoop Dogg provon të vijë ndryshe për fansat e tij. Përveç ofertës së Bollyëoodit për një muzikë filmi, këngëtari ka shprehurt dëshirën që të luajë një rol kryesor në një film indian. Ylli i hip-hopit amerikan ka incizuar një këngë për filmin e ri të Akshay Kumar, “Singh is King, and Vipul A”, ndërsa producenti i këngës, ka deklaruar se rreperi dëshiron të luajë në një film bollivudian. “Snoop dëshiron të bëjë një film ‘hindu’ me Akshayn,. Mesa duket ai synon qëe përveç publikut amerikan, të ketë në dorë edhe publikun indian, jo shumë të njohur në botë”,- ka thënë producenti i këngës.
Cyrus refuzon puthjen lezbike
Miley Cyrus, ka refuzuar kërkesën e koleges së saj, Katy Perry, për të bërë një puthje lezbike në skenë. Perry, këngëtarja e hitit “I Kissed A Girl” (“Putha një vajzë”), u ka thënë gazetarëve se ajo dëshironte ta ripërtërinte puthjen e famshme në skenë të Madonnës dhe Britney Spears gjatë ndarjes së çmimeve MTV Video Music në vitin 2003. Kandidate ideale për ta realizuar këtë puthje, për Katyn, do të ishte ylli serialit “Hannah Montana”, mirëpo, Miley nuk e ka pranuar absolutisht kërkesën e saj. “Jo faleminderit! Ajo këndon në albumin tim, por asgjë më shumë”,- i është përgjigjur Cyrus pyetjes së gazetarëve nëse ajo do të puthej me Perryn, e cila para se të bëhej e famshme ka qenë vokalistja e albumit të Cyrus.
31 Korrik 2008