Përfaqësuesja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoren
Prishtinë - Përfaqësuesja kosovare e futbollit nisi përgatitjet për miqësoren e 24 qershorit me kampionët e Suedisë, Kalmarin. Trajneri Genc Hoxha dorëzoi listën e plotë me emrat e futbollistëve ditën e hënë pranë Federatës së Futbollit të Kosovës.
Lista përfshin 14 futbollistë, pjesa më e madhe e të cilëve luajnë në kampionatin kosovar. Ndërkohë shumë lojtarë nuk do të jenë në dispozicion të përfaqësueses për shkak të impenjimeve me skuadrat e tyre.
“Kam ftuar shumë futbollistë, por ata, edhe pse kishin dëshirë të vinin, mungojnë për arsye të ndryshme, për shkak të statusit të tyre, e mbi të gjitha pasi kanë obligime ndaj klubeve të tyre aktuale. Megjithatë, jam munduar qe ta formuloj një listë me futbollistët që janë në formë të mirë”, deklaron trajneri Hoxha.