E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karlos Tevez: Dua të luaj për Interin

Sulmuesi argjentinas, Karlos Tevez i ka thënë agjentit të tij se dëshiron të kalojë gjatë verës te gjiganti italian, Interi. “Il Corriere dello Sport” ka zbuluar se Karlos Tevez gjatë një bisede me agjentin e tij Kia Jorabkian, i ka thënë këtij të fundit se dëshiron të shkojë në Itali dhe të luajë për Interin. Ende nuk dihet se në çfarë pike është kjo transfertë, por është shumë e mundur të ndodhë nëse marrim parasysh se Eto’o do të shitet te Anzhi Makhahkala në ditët e ardhshme për 40 milionë euro

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›