E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitore e vështirë e Leverkusenit ndaj Verderit

Në sfidën tjetër të ditës, Kaizerslautern dhe Augsburg e kanë mbyllur ndeshjen në barazim 1-1

Kaizerslautern dhe Augsburg kanë ngritur siparin e djeshëm të Bundesligës. Kaizerat ishin në kërkim të fitores së parë pas humbjes që pësuan në javën e parë të kampionatit, por përballë Augsburgut e patën shumë më të vështirë. Në fakt, kanë qenë miqtë e ardhur nga Bundesliga 2 që kanë kaluar të parët në avantazh. Molders ka shënuar një gol të shpejtë në minutën e 9-të dhe vendësit kanë vuajtur shumë derisa kanë barazuar gjithçka me Sheshterin në të 80-tën. Përfundimisht të dyja skuadrat kanë ndarë nga një pikë. Në sfidën tjetër të ditës, Leverkusen dhe Verder Bremen përballeshin për objektiva të kundërt. Vendësit kërkonin pikën e parë, ndërsa miqtë donin t’u bashkoheshin në krye Maicit dhe Hanoverit. Sfida ka qenë e ndezur, por vendësit do ta gjenin golin me vlerën e tre pikëve vetëm në minutën e 86-të, kur Kadlec do të çojë peshë zemrat e tifozëve në “Bayer Arena”. Pas kësaj fitoreje Leverkuseni arrin në kuotën e 9 pikëve.

Bajern Mynihu mori pikët e para, të plota, në sezonin e ri në Bundesligë, pas fitores së mundimshme në transfertëb e Volfsburgut, me rezultat 1-0. Golin e fitores për gjigantin bavarez e realizoi mesfushori Gustavo, në minutën e 91-të. Ekipi i trajnerit Jup Hejnkes regjistroi fitoren e parë në javën e dytë të Bundesligës duke e marrë veten pas humbjes befasuese në shtëpi nga Borusia Munshengladbah. Pas ndeshjes, Hejkens ka shprehur kënaqësinë e tij pasi pa skuadrën e tij të fitojë në momentet e fundit të ndeshjes ndaj Volfsburgut. “Ne kemi luajtur kundër një ekipi në formë të mirë. Edhe pse goli erdhi në sekondën e fundit, unë jam tepër i kënaqur që mposhtëm Volfsburgun. Disfata ndaj Munshengladbahut na bëri të vetëdijshëm se ishte shumë me rëndësi të arrinim fitore këtu”, tha Hejnkes. Kampioni Borusia Dortmund u mposht në udhëtim nga Hofenheimi, me golin e mesfushorit Sejad Salihoviç. Shalke 04 po ashtu arriti fitoren e parë dhe atë e regjistroi me rezultat të thellë 5-1, kundër Këlnit të Odise Roshit, që u aktivizua në pjesën e dytë të sfidës. Sulmuesi holandez, Klas Jan Huntelar realizoi një tregolësh. Hamburg dhe Hertha barazuan 2-2, ndërsa Hanover fitoi si mysafir i Nurnbergut, me rezultat 2-1. Mainci është lideri me pikë të plota, pas dy javëve. Ai mposhti Freiburgun 2-1 në transfertë dhe ndan kreun e tabelës me Hanoverin, që janë dy skuadrat e vetme me fitore në dy ndeshje.

Bundesliga, Java 2

Rezultatet

Hamburg – Herta 2-2

Freiburg – Maic 1-2

Hofenheim – Dortmund 1-0

Nuremberg – Hanover 1-2

Shalke – Këln 5-1

Volfsburg – Bajern 0-1

Munshengledbah – Shtutgart 1-0

Kaizerslautern – Augsburg 1-1

Leverkusen – Verder 1-0

Renditja

Skuadra` N F B H Gol P

1) Mainc 2 2 0 0 4-1 6

2) Hanover 2 2 0 0 4-2 6

3) Shtutgart 2 1 1 0 4-1 4

4) Borusia M. 2 1 1 0 2-1 4

5) Volfsburg 2 1 0 1 3-1 3

6) Verder 1 1 0 0 2-0 3

7) Shalke 04 2 1 0 1 5-4 3

8) Dortmund 2 1 0 1 3-2 3

9) Hofenheim 2 1 0 1 2-2 3

9) Nuernberg 2 1 0 1 2-2 3

11) Bajern 2 1 0 1 1-1 3

12) Leverkusen 2 1 0 1 1-2 3

13) Augsburg 2 0 2 0 3-3 2

14) Freiburg 2 0 1 1 3-4 1

15) Hertha 2 0 1 1 2-3 1

16) Hamburg 2 0 1 1 3-5 1

17) K’lautern 2 0 1 1 1-3 1

18) Këln 2 0 0 2 1-8 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›