E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo: S’ka më përforcime në Madrid

Trajneri i Real Madridit Zhoze Murinjo nuk pret ndryshime të tjera në skuadrën e tij para fillimit të sezonit të ri në La Liga. Murinjo ka qenë mjaft aktiv deri më tani gjatë kësaj vere duke transferuar Fabio Koentrao, Nuri Sahin, Hoze Maria Kajehon, Hamit Altintop dhe Rafael Varane për një çmim total prej mbi 50 milionë eurosh. Ndërsa, nga klubi janë larguar Jerzi Dudek dhe Ezekuiel Garai ndërsa Murinjo dërgoi në huazim të rinjtë Serxho Kanales dhe David Mateos. Portugezi nuk pret ardhje ose largime tjera gjatë ditëve të mbetura të afatit kalimtar të verës. “Dua që dyert e hyrjes dhe daljes nga klubi të jenë të mbyllura. Nuk kam nevojë për askënd tjetër të vij por as të largohet. Kemi futbollistë të dobishëm e që mund të luajnë në pozita të ndryshme dhe ky është element i rëndësishëm”, tha Mourinjo për faqen zyrtare të Realit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›