Nelson Valdez firmos për Rubin Kazan
Dy herë kampioni i Rusisë, Rubin Kazan konfirmoi dje transferimin e sulmuesit paraguajan Nelson Valdez nga klubi spanjoll Herkules, me një kontratë trevjeçare. Por Rubin nuk bëri të ditur detajet financiare të marrëveshjes. 27-vjeçari ka bërë 25 paraqitje për Paraguajin, duke shënuar nëntë gola. Këtë vit, Valdez fitoi medaljen e argjendtë në Copa America me kombëtaren e tij. Në Alikante ai zhvilloi 25 ndeshje dhe realizoi tetë gola, por që nuk i mjaftuan skuadrës të mbetet në La Liga.