E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karlsruhe, Beker shpreson te Kapllani

Rrjeta e parë e shënuar nga Edmond Kapllani në Bundesligë duket se i ka rikthyer edhe besimin e stafit teknik të Karlsruhes. Goli në barazimin 3-3 me Verder Bremenin shërbeu për të "zhbllokuar" sulmuesin e kombëtares, i cili ka fituar një vend si titullar vetëm falë dëmtimit të Kenedit. "Shpresoj që ky gol t‘i ketë dhuruar Kapllanit qetësi dhe ta ketë ndihmuar të kalojë momentet e vështira", deklaroi me kënaqësi trajneri Beker. "Tashmë shpresojmë që ai të gjejë vazhdimësinë përpara portës dhe të realizojë të tjera rrjeta për skuadrën". Gjatë këtij sezoni loja e Kapllanit ka qenë mjaft e mirë, por "agjërimi" filloi të bëhej i padurueshëm. Kjo detyroi drejtuesit e Karlsruhes që gjatë janarit të afronin Xhoshua Kenedin, ish-sulmuesin e Nyrembergut. Fundjava nuk ka qenë e mirë për sulmuesin tjetër të kombëtares, Erjon Bogdani, që në humbjen 4-1 të Livornos përballë Milanit ka qëndruar gjatë gjithë kohës në stol.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›