E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari, Rama: Mbështesim pa kushte Prokurorinë, do votojmë pro heqjes së imunitetit

Tiranë- Partia Socialiste e mbështet pa asnjë kusht Prokurorinë dhe hetimin e 21 janarit, dhe në seancën e ardhshme plenare do të votojë “pro” heqjes së imuniteit për 3 deputetët e saj. Kështu ka delaruar kreu i PS-së, Edi Rama në mbledhjen e sotme të këtij grupi parlamentar.

Të enjten do të votojmë në mbështetje të Prokurorisë për 3 deputetët tanë, Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Bare. I falenderoj deputetët për qendrimin e tyre, vënia e tyre ne dispozicion të Prokurorisë në mbështetje të hetimit të 21 janarit, e nderon PS-në. E mbështesim pa asnjë lëkundje dhe kusht hetimin dhe prokuroren, e cila gjendet përballë një presioni barbar të pushtetit. Vrasjet po zbardhen njëra pas tjetrës mbi prova të padiskutueshme, përmes provave të FBI. Ina Rama nuk është Silvia Konti kur na intereson dhe lavirja e bulevardit kur nuk na intereson, por Prokurorja e Shqipërisë.- tha Rama, duke nënvizuar se përgjegjësit e 21 janarit duhet të dalin para ligjit dhe të marrin dënimin e merituar.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Urdhër-arrestet e “21 janarit”, Arvizu: Mbështesim prokurorinë, hetimi të vazhdojë Tiranë- Ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu i pranishëm në konferencën...
  2. Homazhe për 21 janarin/ Opozita e bashkuar qytetarëve: Të mbështesim prokurorinë Tiranë- Partia Socialiste ka deklaruar se do të zhvillojë homazhe...
  3. Ambasadorët: Mbështesim prokurorinë, hetim të plotë 21 Janarit Tiranë- Në vigjilje të një vjetorit të ngjarjeve të 21...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›