Karolain Kenedi, pretendente për në Senat, nuk pranon të publikojë pasurinë
Para një viti, në këtë periudhë të vitit, Karolain Kenedi po promovonte koleksionin e eseve "Krishtlindjet familjare". Këtë vit, pasi befas bëri përpara në arenën politike duke pretenduar vendin në Senat të lënë të lirë nga senatorja Hillari Rodam Klinton, në aktivitetet e fundvitit të bijës së Presidentit të famshëm amerikan u përfshi edhe ai i refuzimit të deklarimit të pasurisë personale.
Karolain, grua shumë e pasur, me një trashëgimi që mund të prekë 400 milionë dollarët, ka thënë se nuk ka ndër mend të publikojë pasurinë personale deri në çastin kur guvernatori demokrat i Nju Jorkut, Deivid Paterson, nuk vendos emrin e saj në postin e lënë bosh në Senat nga Hilari Klinton.
Deri përpara se të shpallte interes për postin në Senat të Hilari Klinton, Karolina, 51-vjeçare, autore librash, avokate, nënë me fëmijë, ka qenë thuajse e panjohur për pjesën më të madhe të amerikanëve, të cilët e kujtonin vetëm nga koha kur i ati kishte qenë President. Karolina, e cila që prej vrasjes së të atit në vitin 1963, pjesën më të madhe të jetës e kalon në Nju Jork, ka një jetë shumë të larmishme profesionale.
Vlerësimet mbi pasurinë e saj janë të ndryshme. E përditshmja "Daily News" e Nju Jorkut llogariti se mund të jetë më shumë se 100 milionë dollarë. Por në librin e vitit 2007 "Trashëgimia amerikane: historia e Xhon dhe Karolain Kenedi", autori Deivid Hejman arrin në përfundimin se është jo më pak se 400 milionë dollarë.
Zëdhënësi i Karolain Kenedi Stefan Fridman, tha të enjten se kishte ndër mend t‘i bënte publike pasuritë personale, sipas ligjeve që i detyrojnë politikanët e lartë amerikanë ta bëjnë këtë, në rast se i jepej posti i Hilari Klinton në Senat.
Senatorët amerikanë detyrohen me ligj të deklarojnë publikisht të gjitha burimet e të ardhurave, si dhe të pasurive të çdo lloji tjetër çdo vit. Sipas qendrës për Politikë të Përgjegjshme, ungji i saj, vëllai i Xhon dhe Robert Kenedi, është i shtati ndër anëtarët më të pasur të Kongresit Amerikan dhe mendohet se pasuria e tij i kalon 103 milionë dollarët.
Ambiciet e Karolain Kenedit për t‘u bërë pjesë e Senatit amerikan ka shkaktuar mërinë dhe zemërimin e një numri jo të vogël politikanësh nga Nju Jorku, të të dy krahëve, si republikanë ashtu edhe demokratë, të cilët shprehen se po bën tregti me emrin e famshëm që mban duke ndikuar kështu dukshëm procesin e selektimit. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga universiteti "Quinnipiac", votuesit njujorkezë janë të ndarë mbi faktin nëse ajo është e kualifikuar sa duhet për të marrë postin e senatores. Të enjten, guvernatori Peterson tha se askush prej pretendentëve për postin nuk qe avantazh me të tjerët.
Maura Mojnihan, bija e Daniel Patrik Mojnihan, politikani që e mbajti këtë post në Senat nga viti 1977 deri në 2001, tha se Karolain, ish-shoqe klase me të, kishte trashëguar jo vetëm emrin e madh të të atit, por edhe zgjuarsinë e intuitën e tij politike. "E admiroj më shumë nga sa arrij të them", tha Mojnihan. "Besoj se kur njujorkezët ta njohin më mirë do të mendojnë edhe ata si unë".