Shtetet ndërhyjnë ndërsa recesioni thellohet
Sipas të dhënave të publikuara gjatë ditës së djeshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të zhyten në recesion teksa gjithnjë e më shumë njerëz regjistrohen për të përfituar prej asistencave që u garantohen të papunëve. Numri i regjistrimeve arriti shifrën më të lartë në 26 vitet e fundit, ndërkohë që regjistrohen ulje të forta shpenzimesh nga ana e konsumatorëve për të pestin muaj radhazi.
Japonia e Gjermania u bënë shtetet e fundit që aprovuan programe shpenzimesh për t‘u dhënë shtysë ekonomive të veta në përpjekje për t‘i shpëtuar recesionit që po përkeqësohen edhe më tej efektet e krizës financiare globale. Në Tokio, qeveria aprovoi një paketë prej 980.6 miliardë dollarësh, më e madhja ndër të tërë, për të mundësuar zbatimin e një programi stimulues fiskal.
Gjermania bëri publike planet për një paketë të dytë stimuluese prej 35 miliardë dollarësh, për të nxjerrë ekonominë më të madhe në Evropë nga recesioni gjithnjë në rritje.
E megjithatë, shpenzimet ekonomike të kryera nga shtetet anembanë globit nuk kanë arritur ende të rivendosin besimin në biznes, mes investitorëve apo te konsumatori. Shumë kompani me peshë në tregun global po hasin vështirësi në aktivitetet e tyre, duke u detyruar të mbyllin vende pune apo të reduktojnë orare, apo duke reduktuar edhe fitimet për shkak të uljes së kërkesës.
Si vendet e zhvilluara edhe ato në zhvillim po ndërmarrin masa drastike për të ndalur thellimin e krizës. Përpjekjet e tyre kryesore në këtë betejë përqendrohet te rritja sa më e madhe e shpenzimeve. Bankat qendrore i kanë ulur në masë të madhe normat e interesave të kredive dhe kanë injektuar sasi gjigante likuiditetesh me shpresën e nxitjes së shpenzimeve dhe për të shmangur spiralet e deflaksionit.
Rezerva Federale amerikane dhe Banka e Japonisë i kanë çuar normat e interesave thuajse në zero, ndërkohë që ulje të kësaj natyre priten të bëhen në Angli, si dhe në 15 shtete të Eurozonës gjatë muajve të parë të vitit 2009. Gjatë një konference për shtyp, të dhënë gjatë ditës së djeshme Kryeministri japonez, Taro Aso, tha se "Japonia nuk është në gjendje ta shmangë cunamin e recesionit global, por mund të përpiqet të gjejë një rrugëdalje". "Ekonomia botërore gjendet në një recension nga ata që ngjasin vetëm një herë në njëqind vjet. Na duhen të ndërmarrim masa të jashtëzakonshme për t‘u përballur me një situatë të jashtëzakonshme", tha numri një i ekzekutivit japonez.
Plani aktual gjerman për stimulimin e ekonomisë është diçka më i vogël se i parashikuari, që i kalonte 40 miliardë eurot, dhe zor të lehtësojë presionet e forta që po ushtrohen së fundmi mbi qeverinë e Kancelares Angela Merkel, e cila është nën sulme të ashpra nga ana e politikanëve e ekonomistëve, të cilët i kërkojnë më shumë masa për të ringjallur ekonominë.
Edhe më në lindje, shtetet kanë vepruar për të zbutur recesionin përmes uljes së normave të interesave dhe paketave ndihmëse. Banka Qendrore e Polonisë ka bërë me dije se ka shumë të ngjarë të ulë edhe më tej normat e interesave në vitin 2009, ndërkohë që në Rusi, sipas një burimi nga Banka Qendrore e këtij vendi autoritetet zhvleftësuan rublën për të shtatën herë brenda një muaji.
Një ministër i qeverisë ruse tha gjithashtu se vendi po përballej me trazira. "Situata ku gjendemi mund të sjellë në skenë rritjen e protestave, të ushqyera prej pakënaqësisë së punëtorëve, të cilat po përballen me vonesën e pagave apo rrezikun e humbjes së vendeve të punës", tha për agjencinë e lajmeve "RIA" Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Mikhail Sukhodolski.