Karolina, një tjetër Kenedi në Senat?
Karolain Kenedi, bijë e familjes më të famshme në historinë e politikës amerikane, e cila për vite ka qëndruar me fanatizëm larg vëmendjes së publikut, po merr në konsideratë pranimin e vendit në Senat, i mbetur bosh pas largimit të Hilari Rodam Klinton-it, e cila në administratën "Obama" do mbulojë postin e Sekretarit të Shtetit.
"Mendoj se po e merr seriozisht në konsideratë", tha kushëriri i saj, Robert F. Kenedi Xhunior, i cili ka folur me Karolainën lidhur me këtë çështje gjatë kësaj jave. Mësohet gjithashtu se Karolain Kenedi, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar të mërkurën me guvernatorin e Nju Jorkut, Deivid Paterson, për të diskutuar pozicionin e saj, foli në mënyrë të detajuar mbi propozimin. "Biseda qe joformale, tregoi më pas Paterson. Ajo nuk tregoi shumë interes mbi Senatin, por në fakt tema u përqendrua pikërisht në këtë pikë, kështu që ndjeva se po përpiqej të merrte ndonjë të dhënë shtesë mbi këtë post. Kjo qe e gjitha. Megjithatë, atë post nuk ia kam ofruar ende askujt". 51-vjeçarja Karolain Kenedi, avokate me banim në Manhatan, nuk u kontaktua dot nga gazetarët gjatë këtyre ditëve.
Vendi i mbetur bosh para kohe në Senatin amerikan, i cili dikur i përkiste xhaxhait të saj, të famshmit Robert F. Kenedi, ka shkaktuar një furtunë spekulimesh në arenën politike amerikane. Edhe interesi më i vogël i treguar për të nga ana e avokates Kenedi do të linte në hije të gjithë emrat që janë përmendur si të mundshëm për zëvendësimin e ish-senatores Hilari Klinton, përfshi edhe atë të Prokurorit të Përgjithshëm, Endrju M. Kuomo, ashtu si edhe pjesëtarë të tjerë të delagacionit kongresial të Nju Jorkut. Karolain Kenedi do bënte të ndiheshin të kënaqur të gjithë ata demokratë që po e vënë nën trysni guvernatorin e Nju Jorkut për të gjetur zëvendësin e duhur të Hilari Klinton-it, me forcën dhe staturën e duhur politike për të përqendruar vëmendjen te Nju Jorku dhe të dijë të çojë problemet e tij në Senat.
Karolain Kenedi mori përsipër një rol të pazakontë publik gjatë zgjedhjeve presidenciale të zhvilluara në nëntor, së pari duke deklaruar në një artikull të publikuar në të përditshmen prestigjioze "The New York Times", se do mbështeste Barak Obamën si kandidat për President e më pas duke u shfaqur përkrah tij përgjatë fushatës në disa shtete. Ajo që mbetet e paqartë është se në ç‘shkallë e dëshiron Karolain Kenedi postin e senatorit, apo sa është e gatshme të përfshihet në betejën për ta shtënë në dorë. Përveç kësaj, do t‘i duhet të ndeshet në vitin 2010 për të përfunduar mandatin e lënë përgjysmë nga Hilari Klinton dhe përsëri në vitin 2012 për një mandat të vetin.
"Hilari Klinton qe superstar, por punonte deri në stërmundim", tha një demokrat i rangut të lartë, duke ruajtur të drejtën e anonimatit, për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme për kundërshtimin e guvernatorit.
Ndërkaq, kushëriri i saj, Robert Kenedi Xhunior, aktivist tepër i gjallë mbi çështjet e ambientit, përmend etikën e pazakontë të Karolainës në punë, si dhe suksesin që ka arritur në grumbullimin e fondeve për t‘u ardhur në ndihmë shkollave publike të Nju Jorkut. "Nuk besoj se ndonjë që e njeh Karolainën nuk ka bindjen e plotë se ajo është ‘prush‘ në kuptimin e plotë të fjalë". Karolain Kenedi, bijë e ish-presidentit të mirënjohur Xhon Kenedi dhe Zhaklin Bovua Kenedi, është shumë e afërt me të ungjin, senatorin Eduard Kenedi, i cili prej disa muajsh po trajtohet për një tumor në tru.
Emergjenca që po nxjerr në skenë bija e ish-presidentit Kenedi më së shumti i detyrohet një rrjeti të gjerë organizatash feministe dhe disa demokrateve me peshë në parti, të cilat kanë lobuar pranë guvernatorit Paterson për ta bindur të zgjedhë një grua si pasuese të Hilari Klinton-it. Eleanor Smil, presidente e një prej grupimeve më me peshë në Partinë Demokratike, tha: "Në rast se Karolain do pranonte postin, do niste menjëherë diskutimin e rrugëve që duheshin ndjekur për ta mbështetur. Kam të drejtë të besoj se jetëshkrimi i saj është tejet i përshtatshëm. Dimë se u shkon në fund gjërave".
Shumë prej mbështetësve besnikë të Hilari Klinton-it e shohin zgjedhjen e njeriut që do ta pasojë në Senat jo vetëm si një test domethënës mbi progresin e grave në politikë, por edhe si respekt ndaj trashëgimisë politike të ish-zonjës së Parë të Amerikës. Ata thonë se zgjedhja e gabuar mund të lëndojë plagë të sapombyllura nga fushata presidenciale. Disa syresh arrijnë deri në atë pikë sa shprehen që edhe në rast se vetë Hilari Klinton do mbështesë kandidaturën e një burri (deri tani Sekretarja e re e Shtetit nuk është shprehur ende mbi këtë çështje), ata do t‘i qëndrojnë besnikë kandidaturës së një gruaje.
"Këto gra demokrate nuk dinë ku të venë nga gëzimi për postin e ri të Hilari Klinton-it, e megjithatë ende nuk u ka ikur nga goja shija e hidhur që u la procesi politik gjatë këtij viti", thotë Xhudit Hop, ish-kryetare e Partisë Demokratike të Nju Jorkut dhe shumë pranë guvernatorit Paterson.
Përpjekjet për të ulur në Senat një tjetër grua vërehen nga shumë grupe, edhe jashtë radhëve të demokratëve. Sipas tyre, përzgjedhja e pasardhëses së zonjës Klinton është veçanërisht e rëndësishme jo vetëm për shkak të staturës, por dhe për shkak të rolit kyç që ajo ka luajtur në çështje aq të rëndësishme sa ç‘janë e drejta për të aborduar dhe shtimi i mundësive për të pasur nën kontroll lindjen. Thonë se asnjë burrë, pavarësisht vullnetit të mirë, nuk do t‘u kushtonte këtyre çështjeve atë vëmendje që u kushtoi Hilari Klinton.
E megjithatë, disa demokratë të tjerë nuk janë shumë të sigurt nëse guvernatori Paterson do t‘i japë kaq shumë rëndësi gjinisë në çastin që do bëjë zgjedhjen për postin në Senat. Thonë se së pari do marrë parasysh përvojën, por gjithashtu nxjerrin në skenë edhe temën e diversitetit rajonal, veçanërisht duke parë se asnjë prej zyrtarëve të lartë të shtetit nuk është nga rajonet e veriut. "Me shumë të drejtë partia jonë i kushton shumë vëmendje problemit të diversitetit gjinor e racor", tha Xhozef Morele, një prej emrave më të rëndësishëm në radhët e demokratëve njujorkezë. "Kam frikë se ndonjëherë kategorizojmë aq shumë, sa lëmë jashtë zgjedhjeve shumë njerëz të talentuar, pasi këta nuk kanë karakteristikat e duhura demografike".