Putin rrefen Putin
Vera Putin, 82 vjeçe, pretendon se
Kryeministri i Rusisë është djali
që ajo e braktisi në moshën 10-
vjeçare, pas një fëmijërie aspak të lumtur.
Ky lajm ka nisur të diskutohet me
shumë zell në Kremlin. Vera Putin jeton
në Gjeorgjinë rurale, por është pajisur
me bujarinë tradicionale të banorëve të
Kaukazit. Mban një veshje shumë të
thjeshtë dhe qëndron ulur pranë një
tryeze mbushur me fruta në kopshtin e
shtëpisë së saj. Aty pranë ka edhe një shishe
vodke. Shtëpia ndodhet në një
zonë të ndotur të fshatit Metekhi, rreth
12 kilometra larg Gorit, që u pushtua
nga tanket ruse në muajin gusht e që i
dha zjarr konfliktit mes Rusisë dhe Gjeorgjisë
në krahinën rebele të Osetisë
Jugore. Ajo është një grua me një shtat
të vogël, me duar plot rrudha e kallo dhe
vetëm sytë e kaltër e depërtues, si dhe
nofullat e dala, mund të mbështesin
deri diku atë që ajo pretendon, pra
mëmësinë e Putin-it. "Unë jam krenare
që im bir është bërë Presidenti i Rusisë,
por që në gusht, kur nisi lufta, më vjen
turp për të". Që kur gjeorgjiania me emrin
Putin, e lindur në Rusi, e pa Putin-in
për herë të parë në televizion në vitin
1999, është e bindur
se bëhet fjalë për djalin
e saj të larguar. Në
pretendimin e saj ajo
mbështetet edhe nga
disa banorë të tjerë të
fshatit, dhe sipas këtyre
pretendimeve
Kryeministri aktual i
Rusisë ka jetuar në fshat
nga mosha 2 deri në moshën 10-
vjeçare, kur u dërgua te gjyshërit në
Ochyor të Rusisë. Disa dokumente që
ndodhen në qytetin më të afërt me fshatin
Metekhi, Caspi, tregojnë se
Vladimir Putin ishte regjistruar në shkollën
e fshatit në vitet 1959-1960 dhe
kombësia e tij ishte: gjeorgjiane. Rrëfimi
i zonjës Putin bie në kundërshtim me
versionin e servirur nga Kremlini dhe
zëdhënësi i Putin-it dje përjashtoi çdo
mundësi që gruaja nga Gjeorgjia të
mund të jetë e ëma e Kryeministrit të
Rusisë. Sipas tij, historia nuk është
aspak e vërtetë dhe nuk përputhet me
realitetin. Sipas të vetmes biografi që ka
dalë në qarkullim në Rusi për Putin-in
në vitin 2000, ai është djali i një punëtori
fabrike dhe ish-detari në marinën
sovjetike dhe vitet e fëmijërisë dhe rinisë
i kishte kaluar në Shën Petërburg.
Sipas Putin-it, gjyshi nga i ati ka qenë
kuzhinier personal i Lenin-it dhe Stalinit
dhe se për sa u përket prindërve, të dy
ata ndërruan jetë të sëmurë nga kanceri.
E ëma në vitin 1998 dhe i ati një vit më
pas. Por, sipas fshatares që mban emrin
Putin, babai i Putin-it ishte një mekanik
rus me emrin Platon Privalov, i cili e la
shtatzënë të dashurën e tij dhe më pas e
braktisi, duke u martuar me një grua
tjetër. Sipas saj, Putin ka lindur më 7
tetor, pikërisht 2 vjet para datës zyrtare
të lindjes së Putin-it.
Në vitin 1952, e ëma e Putin-it u martua
me një ushtar gjeorgjian dhe u zhvendos
nga Rusia në Gjeorgji, së bashku
me të birin. Në dhjetor të vitit 1960, nën
presionin e të shoqit, ajo e largoi djalin
nga shtëpia, duke e rikthyer te prindërit
e saj në Rusi. Vetë gruaja plakë beson se
ata që Kryeministri i sotëm i quan si gjyshërit
e tij në Shën Petërburg, nuk janë
veçse prindërit që e adoptuan. Shura Gabinashvili,
një mësuese e rusishtes në
fshat, pretendon se ka qenë mësuesja e
Putin-it në vitin 1958 dhe 1960 dhe madje
ajo shton se kishte marrë kërcënime
për ekzekutim nëse do t‘i bënte të ditura
informatat e saj. Sipas kujtimeve të
saj, Putin ishte një fëmijë shumë i zgjuar
dhe i mirë me mësime. Ai i donte shumë
përrallat ruse dhe vetë Rusia ishte objekti
i tij i kuriozitetit. Atij i pëlqente
shumë edhe peshkimi dhe mundja.
Ndër fëmijët e tjerë të klasës ai kishte
një trup më të shkurtër, por kishte gjithmonë
ambicien për të fituar në gjithçka.
Në dhjetor të vitit 1960, pasi mori ultimatum
nga i shoqi, zonja Putin e dërgoi
të birin në Rusi. Si ndenji një javë me
prindërit dhe djalin, ajo u rikthye në fshatin
gjeorgjian, ndërsa të birin nuk e pa
më. Ajo pretendon se që prej ditës kur e
la, nuk e kishte parë më Putin-in deri në
vitin 1999, kur ai ishte bërë tashmë President
i vendit. Kur e pyesin nëse e kishte
pasur të vështirë të njihte të birin, që
nuk e kishte parë që nga mosha 10-
vjeçare, ajo përgjigjet se nuk ishte aspak
e vështirë, sepse ajo i mbante mend mirë
çdo detaj. Historia e ofruar nga gruaja
plakë me emrin Putin, sipas disa analistëve
rusë, mund të jetë edhe pjellë e
makinerisë shumë të sofistikuar të propagandës
gjeorgjiane, e cila është vënë
në lëvizje, sidomos pas konfliktit me
Rusinë në gusht të vitit të kaluar. Edhe
pse rusët pretendojnë se janë ata fitues
të përplasjes, gjeorgjianët këmbëngulin
që të paktën në aspektin propagandistik
fitorja është e tyrja.
Nëse historia e zonjës Putin do të arrihet
të besohet, gjeorgjianët do të
mund të argumentojnë më së miri shkakun
e vërtetë të konfliktit në Kaukaz,
që i ka rrënjët thellë në të shkuarën e Putin-
it në marrëdhëniet e tij me familjen,
të ëmën e njerkun, si dhe vitet e fëmijërisë.
Ashtu sikurse kritikët e luftës në
Irak mundohen të argumentojnë se
Bush e shpalli luftën në vitin 2003 për
t‘u hakmarrë ndaj tentativës për vrasje
që irakianët i kishin bërë të atit, edhe
gjeorgjianët ndoshta po përpiqen që të
tregojnë se Putin bëri luftë verës që shkoi
për shkak të kujtimeve të hidhura të
fëmijërisë. Sido që të jetë e vërteta, e cila
mund të mos zbulohet kurrë, një gjë
është shumë e qartë: që për të shkuarën,
dhe sidomos fëmijërinë e Putin-it, ka
shumë pak informacion, për të mos
thënë aspak dhe se e gjithë kjo periudhë
e jetës së tij është e mbuluar me mister.
Linja zyrtare thotë se prindërit e Putinit
ishin në të 40-at kur Putin lindi. Në autobiografinë
e vetme që ekziston për
liderin rus nuk ka thuajse asnjë detaj që
flet për dhjetë vitet e para të jetës së tij
dhe krahasuar me biografitë e liderëve
të tjerë botërorë, ajo e Putin-it është
shumë e varfër dhe me pak detaje. Edhe
përpjekjet e disave për të hulumtuar në
të shkuarën e Putin-it kanë qenë të pasuksesshme.
Gazetari i mediave ruse, Artoym
Borovik, pësoi një aksident me avion kur
ishte në prag të botimit të një historie
personale të Presidentit Putin. Gazetari
italian, Antonio Russo, arriti që të dërgonte
disa foto të Putin-it nga Italia, para
se të qëllohej për vdekje në Tbilis. Për
sa i përket zonjës plakë, ajo thotë se nuk
ka më dëshirë që t‘u flasë gazetarëve për
jetën dhe fëmijërinë e djalit të saj, por
nga ana tjetër e ka sfiduar Putin-in që ta
përgënjeshtrojë historinë e saj dhe është
shprehur se është e gatshme t‘i nënshtrohet
një testi të ADN-së, nëse edhe
Putin do të jetë dakord.